TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër, i bëhet thirrje Serbisë t’i hapë arkivat

Gërmimet për zbardhjen e fatit të 23 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë kanë hyrë në ditën e dytë, ndërsa ekipet përkatëse po vazhdojnë punën në terren në përpjekje për të zbardhur fatin e tyre.

by Arlind Beqiraj
3 muaj ago
1 0
A A

Zona mbeti e rrethuar nga një ditë më parë.

Ndërsa vetëm disa metra tutje, ekipet përkatëse u mblodhën sërish.

Këtë të mërkurë u shënua dita e dytë e gërmimeve këtu në fshatin Kalludër të Zubin Potokut.

Në këtë lokacion, që nga orët e paradites, vazhduan gërmimet nën dyshimin se ndodhen eshtrat e 23 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

E tetë orë pas, punimet u ndërprenë.

E pranishme gjatë ditës aty ishte edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Kjo e fundit tha se ekipet janë duke e kryer gjithë procesin në mënyrë profesionale.

“Të gjitha njësitë e përfshira në punë janë duke bërë punën e tyre dhe shpresojmë që së shpejti të kemi rezultate sa më të sakta edhe sa më konkrete, me qëllim që të mund t’i informojmë familjarët që t’i varrosin më në fund. Nuk është koha për spekulime dhe zhurmë  t’i lëmë profesionistët ta bëjnë punën e tyre”, deklaroi Gërvalla.

Ajo shtoi se çdo hap në drejtim të zbulimit të varrezave masive është i rëndësishëm, si për drejtësinë, ashtu edhe për familjarët e viktimave.

“Është lajm i mirë që është gërmuar dhe që gërmimi ka sjellë rezultate. Është po ashtu e rëndësishme që institucionet të vazhdojnë punën për gjetjen e varrezave masive dhe për rritjen e presionit ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, u shpreh ajo.

Të pranishëm ishin edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët nuk u prononcuan për media.

Një deklaratë për këtë çështje e dha të mërkurën edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë lansimit të raportit preliminar për krimet e luftës në Kosovë.

“Dyshimi ynë i menjëhershëm kur kemi marrë vesh se janë gjetur mbetje mortore, natyrisht ka qenë se bëhet fjalë për grupin e intelektualëve, 23 sosh, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën dhunshëm më 19 prill të vitit 1999, pra grupi i intelektualëve në Mitrovicë. Ne nuk mund ta konfirmojmë që bëhet fjalë për ta, por ky ka qenë dyshimi ynë i menjëhershëm; sidoqoftë, duhet t’i presim organet tona që të na tregojnë se për çfarë bëhet fjalë atje”, tha Kurti.

Ndërkohë, dy persona janë arrestuar të martën nën dyshimin për krime lufte në Zubin Potok, me ç’rast Gjykata Themelore në Prishtinë, këtë të mërkurë ua caktoi masën e paraburgimit prej një muaji.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën