Qindra qytetarë të shtunën u mblodhën tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Morinë të Skënderajt. Krejt kjo për t’i dhënë lamtumirën e fundit veprimtarit dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Avdullah Gucati, i cili ndërroi jetë ditën e premte.
Por në këtë ceremoni të varrimit, lamtumirën e fundit nuk pati mundësi t’ia jepte i biri dhe bashkëluftëtari i tij, Hysni Gucati.
Ky i fundit po mbahet në Hagë dhe nuk është lejuar të merr pjesë në varrimin e të atit.
Kështu të shtunën në orën 15:00, me ceremoni fetare, u përcoll për në banesën e fundit, ish-ushtari i UCK-së.
Por, kush ishte Avdullah Gucati?
Fjalë të mëdha për Gucatin thanë edhe bashkëluftëtarët e tij nga OVL-UÇK.
Nuk munguan nderimet as nga kryetari i komunës, Fadil Nura.
Pavarësisht që nuk ishte pjesë e varrimit, Hysni Gucati mund t’i bashkohet familjes ditët në vijim.
Kjo pasi familjaret prapa kamerës i thanë Tëvë1 se po e presin konfirmimin që Gucati të jetë pjesë e të pames së të atit.
Kronika e realizuar nga gazetarja Albiona Hajdari.