TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Varri i Mic Sokolit u la në gjendje të mjerë, ish-ushtarët e UÇK-së e “zbulojnë” dhe e pastrojnë

Për disa vjet varri i Mic Sokolit në Slivovë të Ferizajt, u la në gjendje të mjerë. Këtë e zbuluan ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët morën iniciativë që këtij varri t’i kthehet pamja që e kishte dikur.

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Varri i Mic Sokolit u la në gjendje të mjerë, ish-ushtarët e UÇK-së e “zbulojnë” dhe e pastrojnë

Flamurin e ngritën në vitin 2023.

Por, ngjarja që ndodhi në fshatin Slivovë të Ferizajt, është e vjetër më shumë se një shekull.

Në këtë vend, në vitin 1881, u zhvillua Beteja e Slivovës.

E në këtë betejë, heroikisht ra një ndër luftëtarët më të njohur shqiptar.

Bëhet fjalë për Mic Sokolin, varri i të cilit edhe sot ndodhet buzë rrugës që lidh Ferizajn me Shtimen.

Por ky vend për disa vite, mbeti i harruar dhe pothuajse i padukshëm.

E për ta ndryshuar këtë, mëngët i përvishen disa ish-luftëtarë të UÇK-së, raporton Tëvë 1

Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” varrit të Mic Sokolit, ia ktheu dhe një herë pamjen që e kishte.

“Na lindi kjo ide spontanisht, duke na prek një shok i imi…..ai na tha, o ju shokë, a e dini se kush pushon këtu, i tham jo sepse ishte pjesë e padukshme…edhe i thashë Cimo nuk po të premtoj, por shumë shpejt kemi me ja nisë me pastruar këtë vend, kështu erdhi dita që e morëm inicativën dhe ia filluam punës”, thotë Ismail Selmani, Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin”

Bashkë me Mic Sokolin, këtu prehën edhe dy bashkëluftëtarë të tij.

Ismail Selmani, i njohur Komandant Mala thotë se hulumtuan se kush është luftëtari i panjohur.

“Arrita të zbuloj që këtu vërtetë pushojnë tre heronjtë kombëtarë, por kur e pamë se këtu shkruante luftëtari i panjohur, mirëpo në tekst-shkrime shkruante shumë mirë që luftëtari i panjohur ishte, Smajl Hyseni”, tregon Selmani.

E ish-ushtarëve të UÇK-së, në ndihmë iu dolën edhe të tjerët.

“Ka qenë tmerr prej therrave dhe listave, e morëm iniciativën dhe na u bashkuan edhe zjarrfikësit të cilët na i pastruan me ujë vendin këtu, po ashtu një kompani tjetër na i solli disa kamionë me dhe”, shprehet Zenel Kryeziu

E nga kjo iniciativë, kanë edhe një lutje.

“Të marrim një iniciativë me të gjithë luftëtarët që ta sjellim edhe një top këtu dhe disa pushimore për qytetarët që vijnë për vizitë”, thotë Kryeziu.

E përball këtij varri, gjendet edhe shkolla që e mban emrin e njëjtë.

Drejtori i kësaj shkolle, njëherësh historiani, Muhamet Zymberi, tregon se kush ishte Mic Sokoli.

“Mic Sokoli ishte një strateg dhe komandant i shquar i kombit shqiptar dhe i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Beteja e Slivovës është zhvilluar me 22 prill të vitit 1881 në fshatin Slivovë thuhet që ka shumë të vrarë dhe ne e kemi mësuar që Mic Sokoli për ta ngritur moralin është hedhur edhe para grykës së topit”, thotë ai.

Beteja e Slivoves përfundoi me tërheqjen e shqiptarëve dhe fitoren e Perandorisë Osmane, i cila ishte shumë më shumë në numër.

Tags: Varri i Mic Sokolit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Temperatura të larta, rekomandohet shmangia nga dielli nga ora 10:00 deri në 17:00

FIFA heqë dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

FIFA heqë dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret

Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Temperatura të larta, rekomandohet shmangia nga dielli nga ora 10:00 deri në 17:00

Shkëmb Manaj: LDK e synon postin e presidentit, ne kemi kandiduar me Vjosa Osmanin

Shkëmb Manaj: LDK e synon postin e presidentit, ne kemi kandiduar me Vjosa Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën