TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Himarë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Himarë

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Himarës. Në zgjedhjet e mbajtura të dielën, më 4 gusht, ai fitoi mbi 1.400 vota më shumë se kundërkandidati i tij, Petro Gjikuria.

“Nuk ka festë, por do të vazhdojnë menjëherë punën dhe prioritet kemi turizmin. Gjikuria nëse nuk largohet për në Amerikë, është i mirëpritur si nënkryetar”, tha Tavo pas numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi i numërimit të votave ishte i qetë dhe rezultati paraprak tregon se Tavo mori 58 për qind të votave, kurse rivali i tij, Gjikuria 41 për qind.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njëherë është kryetar i Partisë Socialiste, e uroi Tavon për fitoren dhe tha se Himara do të shndërrohet në një prej “destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut”. Gjithashtu ai ftoi shqiptarët që punojnë në industrinë e turizmit në Greqi të kthehen, për siç tha, pagat më të mira dhe ajrin e pazëvendësueshëm.

Mbrëmjen e 4 gushtit, KQZ tha se procesi i votimit u zhvillua i qetë, me pjesëmarrje prej 36.9 për qind të trupit votues.

Megjithatë, rreth 6.000 votues nuk e ushtruan dot të drejtën e tyre për të votuar për shkak se kartat e tyre të identitetit kishin skaduar. Kjo u pranua nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

“Është e vërtetë që janë 6.000 votues të cilëve dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme. Do të duhet të them që e njëjta shifër votuesish ka qenë dhe në zgjedhjet e kaluar”, tha ai.

Celibashi gjithashtu bëri të ditur se gjatë vëzhgimit në terren ishte vërejtur se në një qendër votimi persona të paautorizuar mbanin shënim emrat e votuesve, dhe pas raportimit dhe ndërhyrjes, ata u larguan. Ndërsa, në një tjetër qendër votimi, komisionerët nuk lejuan gazetarët që të filmojnë dhe ndjekin procesin.

Kritika për procesin zgjedhor kishte kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që përfaqëson minoritetin grek, Vangjel Dule, i cili pretendoi se kandidati socialist e nisi garën “me 1.000 vota plus” ndaj rivalit të tij, Petro Gjikuria.

Zgjedhjet e 4 gushtit pritet t’i japin zgjidhje një situate të paprecedentë, që zgjat prej thuajse 15 muajsh në Himarë.

Dy ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, kandidati i opozitës në Himarë, Alfred Beleri u arrestua nën dyshimet për blerje vote. Edhe pse ndodhej në paraburgim, ai fitoi garën kundër Jorgo Goros, kryetarin në detyrë, nga Partia Socialiste, shkruan REL.

Pjesëmarrja në votime ishte e ulët, megjithatë Beleri arriti të fitonte me vetëm 19 vota dallim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin si kryetar bashkie të Himarës edhe pse ndodhej ai ndodhej në paraburgim në pritje të gjyqit.

Beleri nuk u betua asnjëherë si kryetar bashkie. Kërkesat e tij për të kryer betimin, ndërsa vijonin hetimet, u refuzuan nga drejtësia shqiptare. Në këto kushte bashkia e Himarës u drejtua nga kryetari në detyrë, Jorgo Goro, edhe pse i kishte humbu zgjedhjet.

Më 23 mars të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Goro u arrestua nën dyshimet për korrupsion. Denoncimi ndaj tij ishte bërë disa kohë më parë nga Alfred Beleri dhe kishte të bënte me pretendimet se ka firmosur dokumente të falsifikuara për të tjetërsuar dy prona në bregdet.

Me dy kryebashkiakë në paraburgim, drejtimi i bashkisë së Himarës i kaloi nënkryetares, Blerina Bala. Emërimi i saj më 29 mars të këtij viti, u shoqërua me tensione të forta në Këshillin Bashkiak, ndërsa mbështetësit e Fredi Belerit debatuan edhe me Vangjel Tavon, në atë kohë prefekt i Qarkut Vlorë. Brenda pak javësh Blerina Bala dha dorëheqjen “për arsye familjare”. Në krye të bashkisë së Himarës u vendos nënkryetari tjetër, Arqile Bollano.

Më 25 qershor, gjykata e Posaçme e Apelit dënoi Alfred Belerin me dy vjet burgim për vjedhje votash. Me këtë vendim, sipas ligjit të dekriminalizimit, Beleri nuk mund të ushtronte detyrën e funksionarit publik.

Organizata e të rinjve të Partisë Socialiste në Himarë iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke kërkuar të shpallte të pavlefshëm mandatin e Belerit. Më 5 korrik komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, dha vendimin që shpallte të pavlefshëm mandatin e Alfred Belerit.

Më pas Kryeministria njoftoi Presidencën për këtë gjë dhe kreu i shtetit, Bajram Begaj shpalli 4 gushtin si datën e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Himarës.

Rasti i Belerit nxiti kritika të mëdha në Athinë, ku Ministria e Jashtme tha se “dënimi dyvjeçar është padyshim joproporcional me masën e veprës së supozuar”.

Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, e emëroi pastaj kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor, ku ai u zgjodh.

Muajin e kaluar, autoritetet shqiptare i dhanë leje Belerit të shkojë në Strasburg për ta bërë betimin si deputet i Parlamentit Evropian. Ai u kthye në Fier për ta vuajtur dënimin me burgim.

Tags: Edi RamaHimareVangjel Tavo
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk është 20%, por çështje barazie reale

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk është 20%, por çështje barazie reale

“Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, koret fyese në ndeshjen në Maqedoninë e Veriut nxisin reagime dhe hetime

“Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, koret fyese në ndeshjen në Maqedoninë e Veriut nxisin reagime dhe hetime

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Zyrtari iranian paralajmëron bllokim të naftës në Hormuz nëse vendosen kufizime

Parlamenti i Ukrainës voton për të zgjatur mobilizimin dhe gjendjen ushtarake për 90 ditë të tjera

Parlamenti i Ukrainës voton për të zgjatur mobilizimin dhe gjendjen ushtarake për 90 ditë të tjera

Kurti: I ofrojmë LDK-së edhe 15 nënshkrime për kandidatin e tyre, Hoxha u dakordua të tërhiqet

Kurti: I ofrojmë LDK-së edhe 15 nënshkrime për kandidatin e tyre, Hoxha u dakordua të tërhiqet

Deputetja e LVV-së: Nëse opozita ka dilema për puç institucional, le të adresohen

Deputetja e LVV-së: Nëse opozita ka dilema për puç institucional, le të adresohen

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kurti sërish thërret konferencë për media, e dyta brenda pak orëve

Seanca për Presidentin shtyhet në ora 23:00

Seanca për Presidentin shtyhet në ora 23:00

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi nis seancën

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi nis seancën

Abdixhiku: Nuk marrim pjesë në “show” për presidentin, Kurti po e pengon procesin

Abdixhiku: Nuk marrim pjesë në “show” për presidentin, Kurti po e pengon procesin

Dugolli: Askush nuk po shkel Kushtetutën

Dugolli: Askush nuk po shkel Kushtetutën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën