Virgil Van Dijk do të ndjek rrugën e Mo Salah për të vazhduar kontratën me Liverpoolin.
Siç mëson gazetari i specialuzuar për transfere Fabrizio Romano, qendërmbrojtësi holandez ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës edhe për dy vjet me “The Reds”, me zyrtarizimin që pritet të bëhet shumë shpejt.
Romano raporton se të gjitha dokumentet janë nënshkruar, pritet vetëm dalja publike e klubit për marrëveshjen e re me Van Dijk deri më 2027.