TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Valon Syla: U sulmova nga tre persona që në dukje ishin islamik fanatik

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Valon Syla: U sulmova nga tre persona që në dukje ishin islamik fanatik

Gazetari dhe drejtuesi i mediumit Metro, Valon Syla ka reaguar një ditë pas sulmit fizik që i është bërë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është mirë me shëndet, ndonëse nga sulmi ka pësuar lëndime.

Syla dyshon se sulmi ka ardhur pas disa reagimeve të tij lidhur me zhvillimet në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe rastin kur një imami nga Prizreni i është bërë dhuratë një veturë.

Ai ka thënë se në reagimet e tij kishte edhe humor dhe sipas tij kjo është shqetësuese që nuk po pranohet nga disa individë.

Postimi i plotë i tij:

Ju kërkoj ndjesë, qe me vonesë po shkruaj publikisht. Por dua te ju them se jam mirë dhe ju falënderoj per mbështetjen e madhe, miqve, institucioneve të vendit e kolegëve gazetarë.
Ishim në debat te Lleo në Pressing, dhe sulmuesit na kishin përcjell prej se kemi dale nga ndërtesa e T7 duke na u vënë pas me veturë, na gjetën deri te vendi ku jemi ndalur, unë Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki për takim edhe me disa gazetare te tjerë pas debatit.
Këtë here e kishim zgjedhur kafiterinë Image në Breg të Diellit per tu takuar. Dhe pikërisht para shkalleve duke hy ne lokal u sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik.
Sulmi me çdo gjasë ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pëlqyer fare dhe kështu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojnë sulm fizik të paramenduar.
Nuk e di a i ka porositur ndokush, por kjo mjaftoi qe te pësoj lëndime të rënda në kokë, dhe në dorën e majtë.
Ajo qe me shqetëson personalisht në këtë rast është që reagimet përpos që ishin të faktuara, kishin dhe doza të theksuara të humorit. Dhe kjo nuk po pranohet nga një komunitet islamik qe sillet me tipare mesjetare dhe nuk po arrinë të pranoj humorin dhe fjalen e lirë, shpalos te ata zymtësinë e theksuar te mendimit dhe mentalitetit të tyre.
Poashtu tendenca e tyre që dhunshëm të imponohen që të arrijë objektiva të errta dhe fanatike deri në shkeljen e të drejtave më bazike të njeriut, tregon taktikën e tyre kryesore që është frikësimi i masave dhe me sulme sikur ndaj tipave si unë, mundohen ti frikësojnë të gjithë ata që janë në dy mendje.
Kjo tregon se keta predikues fetarë, e hoxhallarë që nxisin dhunë e prodhojnë kesi militantizmi shpërblehen me mercedesa, nga shefat e Bashkësive Fetare, dhe duke i shpërblyer pregaditen të ushtrojnë dhunë dhe frikësim te të gjithë ata që nuk i përcjellin dogmat e tyre.
Feja është e rëndësishme dhe njerëzimi nuk kishte me arritë këtu ku është pa të mirat e fesë. Poashtu Islami thuhet se nëkupton paqe. Por jo edhe liri.
Unë jam Valon Syla dhe jam libertarian me bindje. Mua dhe kosovarëve si unë nuk ju nevojitet paqja, pa liri.
Kosova është e lirë. Fjala është e lirë.
Frikësimi i masave, dhuna dhe të gjithë ata që predikojnë kundër lirive dhe veprojnë si përcjellës të kësaj fryme fanatike, nuk janë as për paqe dhe as për liri. Ky është rreziku që po na kanoset të gjithëve si kosovarë.
Andaj flisni dhe mbrone lirinë. Por mos e harroni as sensin e humorit.
Faleminderit edhe një herë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Tre persona arrestohen për kontrabandë me migrantë në dy raste të ndara

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Kurti mbledh qeverinë në detyrë, ky është rendi i ditës

Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Tre persona arrestohen për kontrabandë me migrantë në dy raste të ndara

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Kurti mbledh qeverinë në detyrë, ky është rendi i ditës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari se kanosi prokurorin në një seancë gjyqësore në Vushtrri

Osmani shpërndan Kuvendin pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, vendi shkon në zgjedhje

Osmani i kundërpërgjigjet VV-së rreth takimit rajonal me Grenellin

Sindikata e Trepçës kërkon që të ekzekutohen pagat për minatorët

18 minatorë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në “Trepçë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën