TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Valiev për incidentin me zv.presidentin e Mundjes Botërore: Më quajti tradhëtar

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Valiev për incidentin me zv.presidentin e Mundjes Botërore: Më quajti tradhëtar

Mundësi me origjinë ruse, por që përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev ka folur për incidentin me kreun e Federatës Ruse të Mundjes dhe njëkohësisht zëvendëspresidentin e Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, gjatë dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian.

Duke folur për televizionin rus, “Match TV”, Valiev tha se Mamiashvili e quajti atë “tradhtar të atdheut”, si dhe tregoi se si ndodhi ndryshimi i shtetësisë sportive.

Të mërkurën, Mamiashvili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Kampionatin Evropian në Sllovaki.

Gjatë nderimit të sportistëve në kategorinë 74 kg, ku Valiev mori medaljen e artë, Mamiashvili iu afrua mundësit dhe shkëmbeu fjalë me të, pas së cilave i vuri në mënyrë të vrazhdë një medalje atletit dhe i kapi duart.

“Kur u transferova për të luajtur për një vend tjetër, respektova të gjithë kuadrin e një transferimi ndërkombëtar, gjithçka ishte firmosur zyrtarisht. Kam paguar një tarifë prej pesë mijë eurosh për federatën ndërkombëtare dhe pesë mijë euro për Federatën Ruse të Mundjes”, tha Valiev-i.

“Mikhail më quajti tradhtar të atdheut. Isha konfuz…”

“Unë iu afrova atij, por organizatorët më morën”, tha Valiev për “Match TV”.

Kujtojmë se Valiev-i ndryshoi shtetësinë ruse në shqiptare në qershor 2024. Në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, ai fitoi një medalje bronzi, e cila ishte e para për Shqipërinë në një Olimpiadë.

Megjithatë, reagim ka pasur edhe nga Mamiashvili, një ish-mundës i Bashkimit Sovjetik me origjinë gjeorgjiane dhe i lindur në Ukrainë, por që ka vendosur të zhvillojë karrierën e tij në Rusi.

“Kjo nuk është shumë e vërtetë”, tha kreu i Federatës Ruse të Mundjes, kur u pyet nëse e kishte quajtur Valiev-in tradhetar të atdheut.

“Unë thashë se rruga që ai zgjodhi ishte rruga e një tradhtari. Që kur po largohej. Unë heshta, por nëse ai thoshte kështu… Unë përcaktova rrugën që ai zgjodhi”, tha Mamiashvili për “Match TV”.

Çfarë ndodhi mes Valiev-it dhe Mamiashvili-t?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka zbuluar skandalin, duke publikuar një video të incidentit të ndodhur në Bratisllavë mes Valiev-it dhe Mamiashvili-t.

“Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë”, shkruan KOKSH-i.

“Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Evrope për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar”.

“Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev-in, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë”, përfundon denoncimi i KOKSH-it.

Chermen Valiev shpallet kampion Evrope

Chermen Valiev u shpall kampion i Evropës në mundje për peshat deri në 74 kilogramë pasdite e djeshme, 9 prill.

Ishte një arritje e jashtëzakonshme e mundësit me origjinë ruse, i cili garon për ngjyrat kuqezi, duke marrë një rezultat maksimal, pas suksesit me medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Parisit.

Valiev triumfoi në finale ndaj bashkëkombasit të tij, rusit Zaurbek Sidakov.

Sa i takon rrugëtimit të Valiev-it, në gjysmëfinale, ai triumfoi 6-0 ndaj azerit Aghanazar Novruzov, ndërsa në çerekfinale kaloi 10-0 Ramazan Ramazanov.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tifozët e Pejës kthehen kundër klubit, akuzojnë kryesinë

Pas reagimit e pakënaqësive të tifozëve, GO+ Peja kërkon qetësi dhe dialog

Amir Abrashi rikthehet nga lëndimi dhe gati për ndeshjen e së shtunës

Amir Abrashi rikthehet nga lëndimi dhe gati për ndeshjen e së shtunës

Prishtina 2030: Mbi 3500 sportistë dhe 33 sporte në Lojërat Mesdhetare

Prishtina 2030: Mbi 3500 sportistë dhe 33 sporte në Lojërat Mesdhetare

Majlinda Kelmendi udhëheq dy xhudistë në garën në Marok

Majlinda Kelmendi udhëheq dy xhudistë në garën në Marok

Spahiu: Në të kaluarën vjedhjet e votave kanë qenë edhe më të mëdha se në Prizren, tashmë veçse po zbulohen

Spahiu: Në të kaluarën vjedhjet e votave kanë qenë edhe më të mëdha se në Prizren, tashmë veçse po zbulohen

Avokati Musa: E lehtë të identifikohen personat e përfshirë në vjedhjen e votave gjatë numërimit

Avokati Musa: E lehtë të identifikohen personat e përfshirë në vjedhjen e votave gjatë numërimit

Reuters për arrestimet rreth falsifikimit me vota: Turp i rëndë për Kosovën që synon t’i bashkohet BE-së

Reuters për arrestimet rreth falsifikimit me vota: Turp i rëndë për Kosovën që synon t’i bashkohet BE-së

Vjedhja e votave në Prizren, Hoxha: Edhe KQZ-ja është e ndërlidhur, duhet të mbajë përgjegjësi

Vjedhja e votave në Prizren, Hoxha: Edhe KQZ-ja është e ndërlidhur, duhet të mbajë përgjegjësi

Emisioni “Info Nata” 23.01.2026

Emisioni “Info Nata” 23.01.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 23.01.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 23.01.2026

Emisioni “Ditari” 23.01.2026

Emisioni “Ditari” 23.01.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën