Nga prilli e deri në korrik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zhvillloi një aksion.
Cak i tyre, ishin inspektimet në fabrikat që merren me prodhimin e qumështit.
Krejt kjo pas dyshimeve për praninë e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e tyre.
E dy muaj pas kësaj u bë e ditur se analizat e mostrave të marra nga këto kompani janë gati.
E të martën u bë e ditur se analizat e mostrave të marra nga këto kompani janë gati.
Për këtë, Ministria e Bujqësisë dhe AUV, thirrën konferencë për media.
“Nga analizat laboratorike janë evidentuar disa mospërputhje në nivel përbërësi. Nga gjithsej 93 mospërputhje të identifikuara, 46 raste kanë të bëjnë më praninë apo mos deklarimin e vajit të palmës. Kjo përfaqëson gjysmën e mospërputhjeve të evidentuara gjatë aksionit dhe e bënë vajin e palmës çështjen më të shpeshtë të identifikuar gjatë kontrolleve tona”, u shpreh Hoxha.
Pas marrjes së mostrave në muajin korrik, qumështorja “Vita” kishte protestuar ashpër ndaj prezencës, sipas tyre, të shumë inspektorëve në fabrikë.
Për këtë, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, u pyet nëse kjo qumështore, përdori vajin e palmës.
“Pa asnjë fije dyshimi. Ne i trajtojmë objektet e kontrollit, ato kanë aprovim për aktivitetet të qumështit dhe pa fije dyshimi tashmë. Nuk ka qenë kontestuese as nga ata që kanë përdorur vaj palme në produkte. Qumështorja “Vita” është konstatuar që përmban, ka plasuar në treg, produktet të cilat janë parketuar, tregtuar si qumësht, por në esencë përmbajnë vaj palme dhe në raste qumësht pluhur”, ka deklaruar ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja.
Tutje Muja, tha se kjo qumështore, e përdori jashtligjshëm ujin e ujitjes, në vend të atij për pije.
“Kemi pranuar një komunikim nga Ministria e Ekonomisë dhe me lejoni të them me keqardhje, qumështoret tona, specifikisht ‘Abrazeni’ (qumështorja Vita) e përdori ujin e sistemit të ujitjes. Uji në bazë të rregullores për higjienë duhet të jetë vetëm i trajtuar, vetëm uji i pijes. Ne dyshojmë që kompania “Drini i Bardhë” ka keqpërdorë dhe ka shkelur një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë. Uji që ne e kemi financuar për t’u ndihmuar fermerëve të Istogut, ne dyshojmë se është rikanalizuar për ta furnizuar jashtëligjshëm Abrazenin me ujë të pijes”, tha tutje Muja.
Tutje, ministri në detyrë tha se qumështi i fermerëve kosovarë është i sigurt.
Por, sipas tij, problemet u evidentuan tek përpunuesit dhe distributorët.
“Atyre siç evidencohet nga raportet ka të tillë që e kanë tradhtuar besimin e fermerëve dhe e kanë tradhtuar besimin e konsumatorëve. Për këtë unë i kam kërkuar AUV-it që proporcionalisht, por duhet pasur parasysh interesi jetik i Republikës së Kosovës për të mbrojtur konsumatorët, për të mbrojtur shëndetin publik, për të mbrojtur fermerët dhe sigurisht edhe ato aktivitete të aprovuara. Sepse sot ka nevojë që të prodhojë qumësht, sot ka nevojë që të prodhojë produkte të qumështit dhe sigurisht se secili partner e përpunues që është i gatshëm me punuar me AUV-in dhe Ministrinë e Bujqësisë është i gatshëm që ta mbështesë vetëm ato aktivitete që janë të aprovuara”, theksoj Muja.
Në fund të kësaj konference, u tha se institucionet do të veprojnë në përputhje me ligjin dhe se raporti i AUV-së do t’i nënshtrohet procedurave administrative.



