TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Uzurpimi i pronave – Trepça urdhëron lirimin e garazheve në Mitrovicën e Veriut

Ndërmarrja Trepça u ka dhënë afat vetëm 48 orë disa serbëve në veri të Mitrovicës që t’i lirojnë disa prona të uzurpuara, që ligjërisht janë pjesë e ndërmarrjes.

by Tëvë1
4 javë ago
2 0
A A

Autori: Driton Sadiku

Shiritat iu vunë e përdorimi iu ndalua.

Këto objekte, këtu në afërsi të burgut në Mitrovicë të veriut, prej vitesh përdoreshin nga qytetarët serbë.

Veçse për to, leje s’patën asnjëri.

Por jo më, meqë kjo e fundit, u kërkoi përdoruesve lirimin e tyre.

“Me kërkesë të burgut të Mitrovicës kemi filluar në këtë pjesë për ta bërë lirimin, për shkaqe të sigurisë. Për momentin i kemi ndjekur të gjitha procedurat ligjore siç janë njoftimet e shfrytëzuesve apo uzurpatorëve. Ne u kemi jap afat prej 15 ditëve për t’i ofruar të gjitha dokumentet nëse kanë në dispozicion”, ka thënë Hajdini.

E meqë afati i parë s’u përfill, Trepça u dha ultimatum vetëm 48 orë.

“Ne do të veprojmë në harmoni me ligjin, ligji e parasheh lirimin e pronave, ne jemi titullar të pronës dhe këto 20 baraka që janë këtu planifikojmë t’i lirojmë për shkaqe të sigurisë”, u shpreh tutje Hajdini.

Për këtë u njoftuan edhe policia, që të jenë prezent kur të filloj lirimi.

Pronat e uzurpuara të Treçpës, sipas njohësit të sigurisë, Arben Dashevci, duhet të kthehen të gjitha.

“Nuk mund të qëndrosh diku në mënyrë ilegale, ka kaluar koha e ilegalitetit në veri, dhe ti ose do ta paguash qiranë, ose duhet ta lëshosh pronën”, ka thënë Dashevci.

E veç këtyre garazheve, ndërmarrja Trepça ka edhe dhjetëra prona të tjera në veri të vendit, të cilat janë të uzurpuara, e që aktualisht ndërmarrja është në fazën e evidentimit të tyre para se të filloi me urdhrat për lëshim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Vetaksident me fatalitet në Istog, makina përplaset me shtyllë betoni

Vetaksident me fatalitet në Istog, makina përplaset me shtyllë betoni

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Peter Magyar për fitoren në Hungari

27-vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçanikut

27-vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçanikut

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Vetaksident me fatalitet në Istog, makina përplaset me shtyllë betoni

Vetaksident me fatalitet në Istog, makina përplaset me shtyllë betoni

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Peter Magyar për fitoren në Hungari

27-vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçanikut

27-vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçanikut

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën