Një person në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Kjo pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare . Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info./