TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ushtria izraelite bastis dhe mbyll zyrën e Al Jazeeras në Ramallah

nga tëvë1
11 muaj më parë
0
A A
Ushtria izraelite bastis dhe mbyll zyrën e Al Jazeeras në Ramallah

Nga  zyret në Bregun Perëndimor, Ualid Al Omari çdo mëngjes ndante detyrat e gazetarëve të cilët nga 7 tetori i vitit të kaluar raportojnë për luftën Izrael Hamas.

Por mëngjesin e së dielës, shefi i zyrës lokale të Al Jazeeras, në dyert e ndërtesës gjeti urdhrin e lëshuar nga Izraeli për  mbyllje të zyrës së kësaj medie, pas një bastisje që bënë aty.

Reklamë

Raportohet se trupat izraelite hynë në zyrë dhe i thanë një gazetari i cili ishte drejtpërdrejt në transmetim se zyra do të mbyllej për 45 ditë, duke urdhëruar stafin të largohej menjëherë.

Al Omari thotë se refuzon t’i pranojë arsyetimet e autoriteteve izraelite për këtë veprim.

“Ishte komandanti ushtarak në Bregun Perëndimor që dha këtë urdhër dhe ata duan të konfiskojnë të gjitha pajisjet brenda zyrës dhe më pas na dëbuan nga zyra. Ne pritëm në rrugë rreth tre orë dhe kur u kthyem, ata erdhën me trupa dhe patrulla. Urdhri është për 45 ditë në bazë të ligjit të urgjencës.  Dhe na thanë që tani është mbyllur. Ne do të pushojmë së punuari dhe askush nuk mund të hyjë në zyrë. Kjo është situata tani për tani. Një situatë shumë e keqe.  Ne refuzojmë t’i pranojmë arsyetimet e Izraelit për këto veprime”, tha Ualid Al-Omari, shef i zyrës lokale të Al Jazeeras.

Kjo  vjen pas një urdhri të jashtëzakonshëm të lëshuar në korrik ku qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi se qeveria e tij ka votuar njëzëri për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras në Izrael pas tensioneve në rritje.

Ky veprim shënoi herën e parë që Izraeli mbyll ndonjëherë një media të huaj që vepron në vend.

Megjithatë, Al Jazeera ka vazhduar të veprojë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe në Rripin e Gazës.

Rrjeti ka raportuar për luftën izraelit-Hamas që nga sulmi fillestar ndërkufitar i militantëve më 7 tetor dhe ka mbajtur mbulim 24-orësh në Rripin e Gazës në mes të ofensivës tokësore të Izraelit që ka vrarë dhe plagosur edhe anëtarë të stafit të tij.

Kryeministri Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelit kanë pretenduar se rrjetii Al Jazeeras “ ka dëmtuar sigurinë e Izraelit dhe ka nxitur kundër ushtarëve izraelit”.

Këto pretendime janë mohuar nga Al Jazeera, financuesi kryesor i të cilit, Katari, ka luajtur një rol  kyç në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për të arritur një armëpushim i cili do t’i jepte fund  luftës./Tëvë 1/

Tags: al jazeerambyllja e deges
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë

KFOR-i reagon pas arrestimit të pilotit i dyshuar për spiunazh

Spiunuan tek Lista Serbe, krejt çka dihet rreth rastit të ish pilotit të KFOR-it dhe të dashurës së tij

Spiunuan tek Lista Serbe, krejt çka dihet rreth rastit të ish pilotit të KFOR-it dhe të dashurës së tij

Nrecaj: Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar, por do të kontestohet nga Lista Serbe

Nrecaj: Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar, por do të kontestohet nga Lista Serbe

Mbahet afati i dytë, maturantët shprehen se pyetjen në testë kanë qenë të lehta dhe logjike

Pa derbi në ditën e tretë të Championsit

Championsi me superndeshje në fazën e ligës

Spiunuan tek Lista Serbe, krejt çka dihet rreth rastit të ish pilotit të KFOR-it dhe të dashurës së tij

Spiunuan tek Lista Serbe, krejt çka dihet rreth rastit të ish pilotit të KFOR-it dhe të dashurës së tij

Nrecaj: Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar, por do të kontestohet nga Lista Serbe

Nrecaj: Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar, por do të kontestohet nga Lista Serbe

Mbahet afati i dytë, maturantët shprehen se pyetjen në testë kanë qenë të lehta dhe logjike

Mbahet afati i dytë, maturantët shprehen se pyetjen në testë kanë qenë të lehta dhe logjike

Edhe një dështim tjetër në Kuvend

Edhe një dështim tjetër në Kuvend

Osmanaj: Deputetët po iu shmangen përgjegjësisë së tyre për të marrë vendime në Kuvend

Osmanaj: Deputetët po iu shmangen përgjegjësisë së tyre për të marrë vendime në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X