TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ushtria e Serbisë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, përafrim a po lojë me dy karta?

Ushtria e Serbisë dhe NATO kanë zhvilluar ushtrime të përbashkëta në Bujanoc. Ish-ushtarakë po i vlerësojnë këtë si pozitive pasi që ndikojnë në përafrimin e shtetit pro-rus me Aleancën Veriatlantike, por nuk eliminohet edhe rreziku i lojës me dy karta nga shteti serb.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
4 0
A A

Në jug të Serbisë, pranë Bujanocit ushtria e Serbisë i nisi stërvitjet.

E bashkë me të, edhe trupat e NATO-së.

E gjitha kjo nën organizimin e Komandës së Forcave Tokësore dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta nga Napoli.

Por, krejt këtë po e sheh si pozitive ish-komandanti i ushtrisë së Kosovës, Kadri Kastrati.

“Nëse e largon nga ai kursi që Serbia është me Rusinë dhe Kinën dhe e afron më tepër nga NATO-ja, do të jetë mirë edhe për NATO-n edhe për rajonin dhe do ta ndryshojë atë qasjen armiqësore që Serbia e ka deri më tani. Unë e shoh pozitive çdo ushtrim apo përafrim i NATO-s me Serbinë, sepse e largon Rusinë dhe Kinën”, shprehet ai.

E sipas kolonelit në pension të FSK-së, me këto veprime Serbia po tenton të luaj me dy karta.

“Kjo është e gjitha e një politike që zhvillohet në Ballkanin në përgjithësi nga ana e Perëndimit, po ashtu edhe tentativat  e Serbisë për të fituar sa më shumë që është e mundur prej kësaj situate. Mirëpo sido që të vejnë punët, Serbia më në fund do të detyrohet se do ta kuptojë që më nuk mundet në pafundësi të ulet në dy tri ulëse, por duhet të përcaktohet se në cilën ulëse do të ulet”, vlerëson Gecaj.

Por, megjithkëtë, ish-ushtarakët thonë se Kosova mund të hyjë në NATO, para shtetit serb.–

“Unë mendoj që Kosova do të hyjë në NATO para Serbisë sepse është synim, ne kemi deklaruar aspiratat tona. Unë mendoj që 2027 kur do të mbahet Samiti në Shqipëri aty pres që do të jetë një ftesë e hapur publike e NATO-s për Kosovën që të anëtarësohet dhe në 2028 ne do t’i kompletojmë kapacitetet operacionale, Forca jonë operacionale do të jetë e gatshme që të kryejë të gjitha detyrimet”, thotë Kadri Kastrati.

Ndryshe, stërvitje të njëjta pati edhe në vitin 2023 dhe 2025 mes SHBA-së e ushtrisë serbe me vende tjera anëtare të NATO-s.

Përveç këtyre, ajo ka zhvilluar stërvitje dhjetë ditore edhe me ushtrinë kineze në korrikun e vitit 2025, për çka ishte kritikuar edhe nga Brukseli.

Këto ushtrime përfundojnë me 23 maj në bazën ushtarake “Jugu”, ndërsa pjesëmarrës janë 600 pjesëtarë të ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Italisë, Rumanisë, Turqisë si dhe planifikues e vëzhgues nga Britania e Madhe, Gjermania e Shtetet e Bashkuara.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Temperatura të larta, rekomandohet shmangia nga dielli nga ora 10:00 deri në 17:00

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për shkak të rrezikut nga zjarret

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për shkak të rrezikut nga zjarret

Nëntë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

Nëntë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

FIFA heq dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

FIFA heq dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret

Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën