TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ushtari i FSK-së jep dorëheqje thotë se ka mungesës së meritokracisë

Ish-ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se dha dorëheqje për shkak të mungesës së meritokracisë dhe se shton që përgjatë shërbimit ka marrë vetëm lëndime serioze ku nuk është kompensuar asnjëherë. Dorëheqje të tilla po vlerësohen si negative për këtë institucion të sigurisë në vend.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Disa ushtarë padisin ministrinë, nuk u paguan për orët shtesë

Ishte bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës qysh në vitin 2013.

Por, Besim Xhava pas 11 vitesh shërbim në uniformën shtetërore, vendosi të lë këtë profesion.

Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se deri te ky vendim ka ardhur si pasojë e mungesës së meritokracisë në këtë institucion.

“Pas 11 viteve shërbim sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e FSK-së. Arsyeja e këtij vendimi është për shkak të padrejtësive të mëdha që më janë bërë nga oficerë të FSK siç i bëhen shumicës të pjesëtarve aty (normal atyre që nuk kanë të njofshëm). Kush më ka njoftë dhe ka pasë rastin me punu me mua e din kontributin tim që kam dhënë për FSK”, ka shkruar ai.

Ish-ushtari thekson se përgjatë këtyre viteve sa ka shërbyer ka pasur edhe lëndime serioze për të cilat nuk ka marrë trajtim asnjëherë nga shteti.

“Fatkeqësisht njerëzit që punojnë nuk vlerësohen në vendin tonë dhe pushtetin e kanë disa oficerë të cilët FSK-në e konsiderojnë si pronë të tyre e jo institucion shtetëror.  Gjatë 11 viteve shërbim asgjë nuk përfitova përveçse një lëndim serioz në vendin e punës në boshtin kurrizor për të cilin nuk i interesoi askujt. Nuk i kam pasë borgj kërkujt por më kanë mua shumë”, shprehet Xhava.

Këto dorëheqje nga ushtria e vendit po i sheh shqetësuese edhe koloneli në pension i FSK-së, Hysen Gecaj.

Ai thotë se mungesë të meritokracisë ka pasur në vazhdimësi aty dhe se kjo ndikon negativisht në motivimin e ushtarakëve.

“Kjo ndikon shumë te ushtarakët për shkak se trajnimet janë trajnime shumë të vështira, shumë intensive dhe sigurisht pjesëtarët të cilët janë të uniformuar e dojnë këtë punë dhe kur nuk respektohet puna e tyre dhe atëherë ata zhgënjehen dhe sigurisht që ajo e para që e mendojnë është largimi nga ky institucion”, thotë Gecaj.

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës se a janë të vërteta këto pretendime, mirëpo gjatë ditës nuk ka pasur përgjigje.

Tags: FSKlargimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën