TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ushtarët izraelitë rrahin dhe arrestojnë regjisorin palestinez, fitues i çmimit Oskar

by teve1
1 vit ago
2
A A
Ushtarët izraelitë rrahin dhe arrestojnë regjisorin palestinez, fitues i çmimit Oskar

Bashkëregjisori i filmit dokumentar, No Other Land që ishte fitues i Oskarit të sivjetshëm për filmin dokumentar më të mirë, është arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor pasi u rrah dhe u plagos nga kolonët izraelitë, ka thënë bashkëregjisori i tij Yuval Abraham në një postim në X.

“Një grup kolonësh sapo linçuan Hamdan Ballal, bashkëregjisorin e filmit tonë No Other Land. Ata e rrahën dhe ai ka lëndime në kokë dhe stomak, gjakderdhje,” tha Abraham në një postim.

“Ushtarët pushtuan ambulancën që ai thirri dhe e morën. Asnjë shenjë prej tij që atëherë,” shtoi ai.

Basel Adra, një tjetër bashkëdrejtor, ishte dëshmitar i ndalimit dhe tha se rreth dy duzina kolonësh – disa të maskuar, disa me armë, disa me uniformë izraelite – sulmuan fshatin. Ushtarët që mbërritën drejtuan armët drejt palestinezëve, ndërsa kolonët vazhduan të gjuanin gurë.

“Ne u kthyem nga Oscars dhe çdo ditë që kur ka një sulm ndaj nesh,” tha Adra për Associated Press. “Kjo mund të jetë hakmarrja e tyre ndaj nesh për realizimin e filmit. Ndjehet si një ndëshkim.”

Adra tha se kolonët hynë në fshat të hënën në mbrëmje menjëherë pasi banorët prishën agjërimin e përditshëm për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit. Një kolon – i cili sipas Adra-s sulmon shpesh fshatin – shkoi në shtëpinë e Ballalit me ushtrinë dhe ushtarët qëlluan në ajër. Gruaja e Ballal dëgjoi të shoqin duke u rrahur jashtë dhe duke bërtitur “Po vdes”, sipas Adra.

Adra më pas pa ushtarët që drejtonin Ballalin, me pranga dhe sy të lidhur, nga shtëpia e tij në një automjet ushtarak. Duke folur për AP me telefon, ai tha se gjaku i Ballalit ishte ende i spërkatur në tokë jashtë derës së tij të përparme.

Disa nga detajet e rrëfimit të Adrës u mbështetën nga një tjetër dëshmitar okular, i cili foli në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjes.

“No Other Land”, i cili fitoi Oskarin këtë vit për dokumentarin më të mirë, tregon luftën e banorëve të zonës Masafer Yatta për të ndaluar ushtrinë izraelite që të shkatërrojë fshatrat e tyre. Ballal dhe Adra, të dy nga Masafar Yatta, bënë produksionin e përbashkët palestinezo-izraelit me regjisorët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor.

Filmi ka fituar një sërë çmimesh ndërkombëtare, duke filluar nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin në vitin 2024. Ai gjithashtu ka shkaktuar zemërim në Izrael dhe jashtë saj, si kur Miami Beach propozoi t’i jepte fund dhënies me qira të një kinemaje që shfaqte dokumentarin.

A group of settlers just lynched Hamdan Ballal, co director of our film no other land. They beat him and he has injuries in his head and stomach, bleeding. Soldiers invaded the ambulance he called, and took him. No sign of him since.

— Yuval Abraham יובל אברהם (@yuval_abraham) March 24, 2025

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

 “99-ta e gdhendur n’gjak”, promovohet libri në 27 vjetorin e masakrës së Vushtrrisë

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

​Rama në Tokio: Eksplorojmë mundësi sesi mund të afrohemi me Japoninë

Shefi i NATO-s e quan Turqinë “shembull të shkëlqyer” të organizimit të industrisë së mbrojtjes

Shefi i NATO-s e quan Turqinë “shembull të shkëlqyer” të organizimit të industrisë së mbrojtjes

Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ministri Hoxha: Samiti i ardhshëm në Tiranë, moment historik për rajonin

Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ministri Hoxha: Samiti i ardhshëm në Tiranë, moment historik për rajonin

Arben Lamçja, shtetas i Shqipërisë është personi i arrestuar në Prishtinë

Miratohet Udhëzimi Administrativ i cili i hap rrugë gradimit të policëve

“InfoNata” 22.05.2026

“InfoNata” 22.05.2026

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

“Këndi i Debatit” 22.05.2026

“Këndi i Debatit” 22.05.2026

Auto Draft

 “99-ta e gdhendur n’gjak”, promovohet libri në 27 vjetorin e masakrës së Vushtrrisë

Auto Draft

Pikturat e nxënësve në Ferizaj kundër drogës në kuadër të projektit “errësira në dritë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën