TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Sot kur janë bërë 27 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, shoqëria civile në Ferizaj ka ftuar ushtarët amerikan në “Kafen e Miqësisë”, siç thanë ata në shenjë nderimi për kontributin e dhënë në lirinë e vendit.

by Lindrit Zejnullahu
1 orë ago
0 0
A A

Është simboli më i dashur për shqiptarët.

E krahas tij, edhe flamuri amerikan.

Janë këta ushtarët amerikanë nga kampi “Bondsteel” në Kosovë.

E të martën, morën një ftesë të veçantë.

Në këtë lokal të Ferizajt, shoqëria civile nga ky qytet, i ftoi për kafen e miqësisë.

Krejt kjo, në shenjë falënderimi në 27-vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të serbe.

Ideja për këtë, erdhi nga Organizata Joqeveritare “Avonet”
“Falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njerëzve që kanë sakrifikuar deri në raste të tilla ka arritur që tashmë të kemi lirinë tonë e liria jonë ka qenë në mbështetjen e forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerët siç janë forcat e NATO-s, sot në shenjë respekti dhe nderi ne pijmë kafe duke iu falënderuar dhe duke ndarë momente dhe kujtime të mira e natyrisht edhe duke i falënderuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar me mundin dhe sakrificën e tyre”, ka thënë Gashi.

E pas kafesë, për komandantin e Zyrës Ndërlidhëse të KFOR-it, pati edhe mirënjohje.

Ky i fundit, u shpreh falënderues për ftesën por edhe për mikpritjen që i është bërë në Ferizaj.

“Nuk jam nga ata që mbajnë fjalime, kështu që do të përpiqem ta bëj këtë shkurt. Së pari, faleminderit z. Gashi që na ftoi në këtë aktivitet. Është një nder të jemi të rrethuar nga kaq shumë njerëz të shquar në komunitet. Së dyti, dua të them se që kur mbërritëm në Kosovë pak më shumë se një muaj më parë, jemi pritur me vetëm mikpritje, gjë që e ka bërë kalimin tonë në rolin tonë këtu pothuajse të lehtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj ndaj KFOR-it dhe SHBA-së. Pres me padurim muajt e ardhshëm këtu”, u shpreh Tolmich.

“Kafja e Miqësisë” është organizim i përvitshëm nga OJQ Avonet që mbledh përfaqësues të ndryshëm institucionesh nga niveli qendror dhe lokal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Serbia arreston katër shtetas të Shqipërisë me pretendim për nxitje të urrejtjes

Serbia arreston katër shtetas të Shqipërisë me pretendim për nxitje të urrejtjes

Ymeri kritikon Qeverinë për rritjen e çmimit të naftës: Po sillet si “roje”, jo menaxhuese

Ymeri kritikon Qeverinë për rritjen e çmimit të naftës: Po sillet si “roje”, jo menaxhuese

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën