TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ushqimet që forcojnë sistemin imunitar

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Ushqimet që forcojnë sistemin imunitar

Ushqimet e mëposhtme mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Boronica

Boronica ka veti antioksiduese, që mund të forcojnë sistemin imunitar. Boronica përmban një lloj flavonoid të quajtur anthocyanin, i cili ka veti antioksiduese, që mund të ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar të një personi. Studiuesit zbuluan se njerëzit që hanin ushqime të pasura me flavonoide, kishin më pak të ngjarë të merrnin një infeksion të traktit të sipërm respirator ose ftohje të zakonshme, në raport me të tjerët.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmban antioksidantë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke mbrojtur qelizat e trupit nga radikalet e lira. Me gjithë përfitimet e mundshme, çokollata e zezë ka shumë kalori dhe yndyrë, kështu që është e rëndësishme ta hani në mënyrë të moderuar.

Brokoli

Brokoli është një burim i vitaminës C. Ai gjithashtu përmban antioksidantë të fuqishëm, siç është sulforafani. Për këto arsye, është një zgjedhje e mirë që duhet konsumuar rregullisht për të mbështetur sistemin imunitar.

Spinaqi

Spinaqi po ashtu është i rëndësishëm, pasi përmban shumë lëndë ushqyese thelbësore dhe antioksidantë, përfshirë: flavonoids, vitaminë C dhe vitamina E. Gjithashtu, studimet tregojnë se flavonoidet mund të ndihmojnë në parandalimin e ftohjes.

Speci i kuq

Nëse mendoni se agrumet kanë më shumë vitaminë C se çdo gjë tjetër, gaboheni. Specat e kuq përmbajnë dy herë më shumë vitaminë C se agrumet. Ata janë gjithashtu një burim i pasur i beta karotenit.

Përveç rritjes së sistemit tuaj imunitar, vitamina C mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme. Beta carotene ndihmon në mbrojtjen e syve.

Bajamet

Kur bëhet fjalë për parandalimin dhe luftimin e ftohjes, vitamina E luan një rol të rëndësishëm. Bajamet janë të pasura me këtë vitaminë dhe kanë yndyrna të shëndetshme.

Mishi i shpendëve

Kur jeni të sëmurë, supa e pulës është më shumë sesa një ushqim i mirë. Ajo ndihmon në përmirësimin e simptomave të ftohjes dhe ju ndihmon të mbroni nga sëmundja, në radhë të parë. Shpendët si pula dhe gjeli i detit, janë të pasura me vitaminë B-6. Vitamina B-6 është një lojtar i rëndësishëm në shumë prej reaksioneve kimike që ndodhin në trup. Është gjithashtu jetike për formimin e qelizave të reja dhe të shëndetshme të gjakut.

Supa e bërë nga kockat e pulave të ziera përmban xhelatinë, kondroitinë dhe lëndë ushqyese të tjera, të dobishme për shërimin e zorrëve dhe imunitetin.

Farat e lulediellit

Farat e lulediellit janë plot me lëndë ushqyese, përfshirë fosfor, magnez dhe vitaminë B-6. Ato janë gjithashtu tepër të larta me vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm. Vitamina E është e rëndësishme në rregullimin dhe mirëmbajtjen e funksionit të sistemit imunitar. Ushqime të tjera me sasi të lartë të vitaminës E përfshijnë avokadon dhe zarzavatet me gjethe të errëta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ja pse duhet të ecni pasi të hani

Ja pse duhet të ecni pasi të hani

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës

Pse lëkura e grave dhe burrave shërohet ndryshe?

Pse lëkura e grave dhe burrave shërohet ndryshe?

Treguesit se keni mungesë kalciumi

Treguesit se keni mungesë kalciumi

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën