TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​USAID kërkon rritjen e nivelit të transparencës buxhetore

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​USAID kërkon rritjen e nivelit të transparencës buxhetore

USAID kërkon nga Qeveria e Kosovës rritjen e nivelit të transparencës buxhetore. Sipas rezultateve nga “Anketa e Buxhetit të Hapur 2023 për Kosovën”, Kosova renditet e treta ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor në këtë aspekt. Ndërsa, në aspektin e pjesëmarrjes së publikut, Kosova ka marrë rezultat të ulët, me mesatare prej vetëm 9 nga 100 pikë.

Në prezantimin e rezultateve të OBS-së, drejtori i zyrës së Rritjes Ekonomike në USAID Kosovë, Alexander Albertine, ka theksuar nevojën e përmirësimit të vendit në këtë drejtim. Ndërsa ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë bashkë për t’u siguruar si transparenca të jetë pjesë integrale e punës së qeverisë.

“Ka shumë pak gjëra që kanë po aq rendësi që janë aq strategjike se sa kontrata sociale me qytetarët, mënyra si krijohen buxhetet, dhe është një gurthemel i mundësimit të qeverisjes së mirë sigurimit të transparencës…Duhet të shohim si një gjendje bazë ku marrim parasysh së çfarë ndodhë në Kosovë jo si kritikë por si hap i parë në kuptimin e vështrimit të mënyrave si mund të punojmë bashkë për t’u siguruar si transparenca të jetë pjesë integrale e punës së qeverisë… Kjo anketë e sotme, na hapin një fazë të re, d.m.th. tranzicioni i Kosovës si shtet i pavarur, për të arritur kaq shumë për të ruajtur vlerat kyçe kushtetuese në kuptimin e angazhimit të publikimit”, tha ai.

Ndërkaq, Rrona Zhuri nga ky institut ka thënë se Kosova ka më shumë hapësirë për përmirësim në përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në gjitha fazat e hartimit të buxhetit dhe ekzekutimit, duke shtuar se duhet të ofrohen mundësi për më shumë komente.

“Në pjesën e transparencës rezultatet e anketës tregojnë se Kosova ka arritur një rezultat prej 50 pikëve gjithsej nga 100 pikë sa janë në total…Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, në transparencë buxhetore Kosova renditet e treta pas Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat kanë rezultat prej 57 dhe 51 pikëve. Tek pjesa e pjesëmarrjes së publikut, Kosova ka marrë rezultat të ulët, me mesatare prej vetëm 9 nga 100 pikë…Kosova ka shumë hapësirë për përmirësim në përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në gjitha fazat e hartimit të buxhetit dhe gjatë ekzekutimit, duhet të ofrohen mundësi për komente edhe në raportet financiare gjatë vitit që publikohen nga Ministria e Financave si dhe në mbikëqyrje nga Kuvendi dhe nga ZKA”, tha ajo.

Në anën tjetër, drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Salvador Elmazi ka thënë se do të mundohen të jenë sa më afër realizimit të këtyre objektivave.

Ndërsa ka përmendur edhe komunat të cilat nuk e kanë aprovuar buxhetin me kohë, siç tha ai, gjitha këto aprovimet e vonshme shkaktojnë telashe shtesë.

“Si Ministri e Financave kemi nevojë për pak më shumë kohë të analizojmë dokumentin dhe të përgatisim një lloj plan veprimi për çështjet që janë ngritur këtu… Është kompleks në kuptimin e përfshirjes së institucioneve, pastaj kemi nivelin lokal i cili ka disa specifika të veta ku procesi i buxhetit nuk fillon momentin e hartimit të buxhetit, por fillon qysh në fillim të vitit kur lëshohet udhëzuesi për tri vitet e ardhshme… Kemi edhe një situatë specifike për shkak se tre komuna nuk e kanë aprovuar me kohë buxhetin. Gjitha këto aprovimet e vonshme neve na shkaktojnë telashe shtesë sepse e kemi edhe mbylljen e vitit, çështjet e pagave disa vendime të qeverisë, është një angazhim më i ngarkuar. Mundohemi të jemi sa më afër realizimit ta këtyre objektivave”, tha ai.

Kjo analizë është fokusuar në tri institucionet kryesore, në Kuvendin e Kosovës, Ministrinë e Financave dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi e kalon në parim projektligjin për Byronë Shtetërore

Kuvendi të hënën mban seancë

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

ZPS kërkon që Thaçit të mos i llogaritet koha në paraburgim në rastin për pengim të drejtësisë

Prattipati pret Isufajn në Ambasadën Amerikane, diskutojnë luftën kundër krimit transnacional

Prattipati pret Isufajn në Ambasadën Amerikane, diskutojnë luftën kundër krimit transnacional

Kapet edhe një kontejner me 24 ton mish të skaduar, i cili ishte i destinuar për Kosovë

​Mbi 500 mijë votues në Serbi figurojnë pa adresë të saktë në listën zgjedhore

​Mbi 500 mijë votues në Serbi figurojnë pa adresë të saktë në listën zgjedhore

Mbi 2.4 milionë hyrje të shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë gushtit

Mbi 2.4 milionë hyrje të shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë gushtit

Peja organizon Kampionatin ballkanik të xhudos, për vitin e katërt rresht

Peja organizon Kampionatin ballkanik të xhudos, për vitin e katërt rresht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën