TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ura në Bërnjak u përdor edhe për kontrabandë me armë – Mbyllja e saj konsiderohet veprim i drejtë

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Ura në Bërnjak u përdor edhe për kontrabandë me armë – Mbyllja e saj konsiderohet veprim i drejtë

Një ditë më parë, Policia e Kosovës mbylli pjesërisht rrugën mbi urën e Bernjakut për të parandaluar kontrabandën. E televizioni mëson se kjo rrugë është përdorur nga kontrabanduesit edhe pak para sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Është rreth 20 kilometra larg komunës së Zubin Potokut.

Ndonëse për qytetarët e kësaj zone është frekuentuar shumë pak, kjo urë në Bërnjak e cila gjendet në pikën zero të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, u përdor nga kontrabanduesit serbë.

Televizioni ka mësuar ekskluzivisht se kjo urë lidhëse e shteteve fqinje në veri të vendit, u përdor nga serbët edhe për kontrabandim të armëve pak para sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Se kjo zonë u përdor për veprimtari të tilla, e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në të gjitha rrugët ilegale kanë qenë të hapura, ka pas mundësi që të hynë armë, pra të gjitha kontrabanda përfshirë edhe armë edhe ajo rrugë aty është shumë me benefit për kontrabanduesit”, ka thënë Elshani.

E të enjten, Policia e Kosovës vuri barrikada betoni pjesërisht për të pamundësuar aktivitete të paligjshme nga Serbia.

“Ka qenë njëra ndër rrugët e pakta që ne e kemi ditur që ka mundësi të zhvillohet kontrabanda por nuk e kemi bllokuar për arsye të fshatarëve të cilët lëvizin aty, por edhe dje edhe më herët e bllokuam për kamion, për mjete të rënda, jo për vetura. Sidoqoftë, ajo zonë komplet kontrollohet edhe me metoda të tjera policore jo vetëm me ato barrikada të betonit që janë aty”, deklaroi Elshani.

 Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha për televizionin se ky veprim i organeve të shtetit është në interes të qytetarëve.

“Unë kujtoj se është në interes të të gjithë qytetarëve sepse nuk duhet të lejohet llojet e ndryshme të mallrave të hynë pa kaluar nëpër Doganë kështu që gjithçka ajo çfarë është, mjetet mallrat duhet të kalojnë nëpër Doganë, jo të hasin në patrulla të Policisë”, ka thënë Zeqiri.

 E njohësi i sigurisë, Arben Dashevci, konsideron se mbyllja e rrugëve ilegale është në dobi të shtetit.

“Këto veprime, në aspektin e sigurisë unë i cilësoj si veprime tejet të domosdoshme tejet të drejta, tejet të mira dhe ligjore sepse janë në dobi të Republikës së Kosovës, të buxheti të Kosovës dhe qytetarëve që jetojnë nË Republikën e Kosovës, por edhe ata që jetojnë matanë lumit Ibër”, theksoi Dashevci.

Së fundi, policia e Kosovës ka mbyllur rreth 27 rrugë ilegale në katër komunat veriore në zonat të cilat lidhin Kosovën me Serbinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën