Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të pezulloj nga puna profesorin Xhevat Krasniqi i cili po dyshohet për ngacmim seksual ndaj studenteve.
Këtë e kanë bërë të ditur nga UP përmes një komunikate për media.
“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit”, thuhet në komunikatë.
Vendimi ka ardhur pas rekomandimit të Këshillit të Etikës
Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Universitetit të Prishtinës se i kishte ngacmuar seksualisht. Ndërkohë, tash e disa ditë, Lëvizja feministë ka protestuar duke kërkuar largimin e profesorit të Fakultetit të Edukimit. /teve1.info/