TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

UNUM shpallet “Festivali më i mirë global 2025”

by teve1
5 muaj ago
0
A A
UNUM shpallet “Festivali më i mirë global 2025”

UNUM Festival është shpallur “Festivali më i Mirë Global për vitin 2025” nga The DJ Awards Ibiza, një nga organizatat më prestigjioze në botë që vlerëson arritjet më të larta në industrinë e muzikës elektronike.

Ky çmim e rendit UNUM-in përkrah emrave legjendarë të skenës ndërkombëtare si Burning Man, Tomorrowland, Sonus dhe Kappa Futur Festival, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të hartës globale të eventeve muzikore.

I themeluar në vitin 2019, UNUM Festival lindi si një ëndërr për të sjellë në Shqipëri energjinë, artin dhe kulturën ndërkombëtare të muzikës elektronike, duke ruajtur në të njëjtën kohë autenticitetin e bregdetit shqiptar.

Në vetëm pesë edicione, festivali është shndërruar në një fenomen ndërkombëtar, që tërheq çdo vit mijëra vizitorë nga mbi 60 vende të botës.

Plazhi magjik i Rana e Hedhun në Shëngjin ka qenë skena ku lind dielli bashkë me tingujt e muzikës, duke krijuar një përvojë unike që kombinon natyrën, artin dhe komunitetin në mënyrë harmonike.

Edicioni i pestë i UNUM Festival, i mbajtur në qershor 2025, solli një lineup mbresëlënës me disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës elektronike:

Black Coffee, Bedouin, Ricardo Villalobos, Seth Troxler, Dixon, Carlita, Damian Lazarus, Rhadoo, Raresh, Priku, Arapu dhe shumë të tjerë – një kombinim që bashkoi skenat më të njohura të globit në një vend të vetëm: Shqipëri.

Ky vlerësim nga DJ Awards Grand Jury nuk është vetëm një çmim për festivalin, por një simbol i transformimit të Shqipërisë në një destinacion të ri për turizmin kulturor dhe muzikor.

UNUM ka dëshmuar se Shqipëria mund të konkurrojë me vendet më të zhvilluara në fushën e eventeve të mëdha, duke ofruar organizatë profesionale, përvojë unike për vizitorët dhe energji që s’gjendet askund tjetër.

Organizatorët e festivalit janë shprehur jashtëzakonisht mirënjohës për këtë vlerësim, duke theksuar se ky sukses është rezultat i artistëve, ekipit dhe mbi të gjitha familjes UNUM, që e bën këtë event kaq të veçantë dhe të paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

“Ky çmim është fryt i pasionit, punës së palodhur dhe besimit që kemi ndërtuar së bashku me artistët, partnerët dhe mbi të gjitha me familjen UNUM. Është një ëndërr e bërë realitet dhe një moment historik për Shqipërinë”, kanë thënë ata.

UNUM Festival ka krijuar një model të ri zhvillimi për industrinë e eventeve në Ballkan, duke ndikuar drejtpërdrejt në promovimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe imazhit ndërkombëtar të vendit.

Organizatorët kanë paralajmëruar se edicionin e vitit 2026 do ta shënojë një kapitull të ri, me produksion edhe më të madh, bashkëpunime ndërkombëtare dhe përvoja të reja për publikun.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UNUM Festival (@unumfestival)

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dua Lipa befason publikun në Brit Awards

Dua Lipa befason publikun në Brit Awards

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri!

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri!

Bebe Rexha rrëfen historinë e çuditshme nga marrëdhënia e kaluar

Bebe Rexha rrëfen historinë e çuditshme nga marrëdhënia e kaluar

Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Osmani: Kosova dhe Bosnja, si shtete sovrane, janë të përkushtuara për familjen euroatlantike

Osmani: Kosova dhe Bosnja, si shtete sovrane, janë të përkushtuara për familjen euroatlantike

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell gjatë javës

​Trump: SHBA shkatërroi nëntë anije luftarake të Iranit

​Trump: SHBA shkatërroi nëntë anije luftarake të Iranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën