TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​UNMIK-u shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Kosovë

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​UNMIK-u shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Kosovë

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) organizoi aktivitete për të shënuar 25 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Duke ndjekur temën globale të këtij viti, “Për të gjitha gratë dhe vajzat: të drejta, barazi, fuqizim”, u zhvilluan aktivitete të ndryshme duke filluar me lojën Ragbi, ku morën pjesë shumë ekipe, për të vazhduar pastaj me mbjelljen e pemëve.

Aty morën pjesë shefja e misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh dhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Aktivitetet u fokusuan në nxitjen e iniciativave që u japin grave dhe vajzave mundësi të barabarta dhe të drejtën për të qenë pjesë aktive e ndryshimeve shoqërore.

Shefja e misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se është një ditë shumë e veçantë sepse ky vit sipas saj lidhet me përvjetorin e 25-të të adoptimit të thirrjes së vendimit të Këshillit së Sigurisë. Ziadeh theksoi rëndësinë e këtij vendimi që është i bazuar në mbrojtjen e grave dhe vajzave që të sigurohet pjesëmarrja e barabartë dhe kuptimplotë në të gjitha hapësirat publike.

“Ne po festojmë sot një ditë të grave shumë të veçantë, sepse ky vit lidhet me përvjetorin e 25-të të adoptimit e thirrjes së vendimit të Këshillit së Sigurisë, 1325. Thirrja e këtij vendimi është i bazuar në mbrojtjen e grave dhe vajzave që të sigurohet pjesëmarrja e barabartë dhe kuptimplotë në hapësira publike dhe jam shumë e nderuar që të kem këtu figurën udhëheqëse, Atifete Jahjaga, ish presidentja. Jashtë kemi dëgjuar se është një shembull frymëzues për të gjithë, ajo është një shembull frymëzues për dedikimin e saj për përparimin e agjendës të grave në paqe dhe sigurinë dhe fuqizimin ekonomik dhe ajo është çfarë ne bëjmë në KB”, tha ajo, shkruan KP.

Pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishte edhe ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila tha se megjithëse kanë avancuar sa i përket të drejtave të vajzave dhe grave prapë ka shumë hapësirë për përmirësime.

“Kosova dhe vendet e rajonit jemi një shoqëri patriarkale, kemi ecur përpara por ka shumë hapësirë që të përmirësohemi sidomos në fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në shoqërinë tonë, kemi ligje të avancuara por nuk jemi aq mirë në implementimin e tyre. Kemi përfaqësim të konsiderueshëm edhe në nivelin e institucioneve qendrore të institucioneve lokale. Këtë kuotën që e kemi parashikuar me ligj ne duhet ta bëjmë si një normë të përditshme në shoqërinë kosovare”, potencoi Jahjaga.

Ndërsa Visare Berisha, partnerja implementuese e UNMIK-ut në Kosovë tha se këto aktivitete planifikojnë që ti bëjnë edhe vitet e ardhshme. Berisha tha se i kemi kampionët gjinorë, që gjatë vitit të kaluar kanë demonstruar mbështetje të madhe në arritjet e barazisë gjinore.

“Ky është viti i dytë që e shënojmë ditën ndërkombëtare të grave në këtë mënyrë dhe planifikojmë të vazhdojmë edhe në vitet tjera. I kemi genders champions apo kampionët gjinorë, gjatë vitit që e lamë pas kanë demonstruar mbështetje të madhe në arritjen e barazisë gjinore, kontribut në zhvillimin e barazisë”, tha ajo.

Përmes këtij organizimi, UNMIK ripërsëriti përkushtimin e tij për të mbështetur fuqizimin e grave dhe vajzave në Kosovë, duke inkurajuar për një të ardhme ku të drejtat dhe mundësitë janë të barabarta për të gjithë.

Tags: Atifete JahjagaTeve1UNMIK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë, arrestohet një person

Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë, arrestohet një person

Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Një 44-vjeçare gjendet pa shenja jete në Podujevë, rasti nën hetime

IKShPK: Nga tetori nis testimi për tuberkuloz te fëmijët

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën