TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Universiteti në Pragë ku ndodhën të shtënat do të qëndrojë i mbyllur deri në shkurt

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Dhjetëra të vrarë nga sulmi në Pragë

Fakulteti i Arteve në Universitetin e Karlit në Pragë, ku një student vrau 14 persona këtë muaj, tha të premten se do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të janarit.

Ai gjithashtu tha se studentëve nuk do t’u kërkohet të mbajnë provime pas periudhës dimërore që përfundon më 12 janar.

Reklamë

Një student i historisë, 24-vjeçar, hapi zjarr në fakultet më 21 dhjetor duke vrarë 14 persona dhe më pas vetën. Njëzetë e pesë persona u plagosën, në qendër të qytetit historik.

“Të gjitha vlerësimet (për studentët) do të kryhen në baza vullnetare dhe formati mund të rregullohet në varësi të rrethanave,” tha fakulteti në faqen e tij të internetit.

“Dëshirojmë t’iu sigurojmë se edhe nëse nuk merrni asnjë kredit për semestrin dimëror, do të mund të vazhdoni studimet dhe të përfundoni me sukses programin tuaj në të ardhmen”, ka shtuar fakulteti në njoftim.

Të shtënat masive shkundën pasditen e 21 dhjetorit njërin nga vendet më të sigurta në botë.

Sulmuesi që vrau 14 persona në një universitet në Pragë, ditë më parë, kishte rrëfyer edhe për një vrasje tjetër të dyfishtë përmes një letre, para se të kryente vetëvrasje, ka thënë policia në Çeki, raporton REL.

Letra është gjetur në shtëpinë e David Kozakut dhe përmes saj, ai ka treguar se e ka vrarë një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës, më 15 dhjetor, gjashtë ditë para sulmit në Universitetin e Karlit.

Policia ka thënë se ai ka qenë në listën e 4.000 të dyshuarve për vrasjen e dy viktimave.

Kozak, më pas, e ka vrarë babain e tij, duke e çuar numrin e të vrarëve prej dorës së tij në 17.

Sulmi në universitet, më 21 dhjetor, ka qenë sulmi më i rëndë me të shtëna me armë zjarri në historinë e Çekisë.

I themeluar më 1347, Universiteti i Karlit është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli sulmon sërish Sirinë, së paku 5 persona të vrarë

Izraeli kryen bastisje tokësore dhe ajrore në Siri pas dy sulmeve ajrore të mëparshme

Të paktën 10 të vrarë dhe 48 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev

Të paktën 10 të vrarë dhe 48 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev

Hoxhallarët e Shqipërisë me apel kundër gjenocidit në Gaza: Heshtja është bashkëfajësi

Hoxhallarët e Shqipërisë me apel kundër gjenocidit në Gaza: Heshtja është bashkëfajësi

Thaçi: Gjendja e shqiptarëve në RMV e keqe, VLEN po legjitimon politikat nacionaliste të Mickoskit

Thaçi: Gjendja e shqiptarëve në RMV e keqe, VLEN po legjitimon politikat nacionaliste të Mickoskit

Izraeli sulmon sërish Sirinë, së paku 5 persona të vrarë

Izraeli kryen bastisje tokësore dhe ajrore në Siri pas dy sulmeve ajrore të mëparshme

Asnjë votë për Stefan Kovaçeviqin në Kuvend

Asnjë votë për Stefan Kovaçeviqin në Kuvend

Haradinaj: Qëndrimi i opozitës është të mos marrë pjesë në votimin e kryeparlamentarit

Ramush Haradinaj përjashton Adem Hoxhën nga Grupi Parlamentar i AAK-së

Zllatan Ellek eliminohet nga gara për nënkryetar të Kuvendit

Zllatan Ellek eliminohet nga gara për nënkryetar të Kuvendit

Branislav Nikoliq nuk zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga Lista Serbe

Branislav Nikoliq nuk zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga Lista Serbe

Avdullahu drejt Bundesligës gjermane

Murat Yakin flet për vendimin e Avdullahut

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X