TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Universiteti holandez ndërpren bashkëpunimin me tre univerzitete izraelite

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Universiteti holandez ndërpren bashkëpunimin me tre univerzitete izraelite

Universiteti Erasmus i Roterdamit (EUR) në Holandë njoftoi të enjten pezullimin e menjëhershëm të bashkëpunimeve institucionale me tre universitete izraelite: Universitetin Bar-Ilan, Universitetin Hebraik të Jerusalemit dhe Universitetin e Haifës.

Sipas deklaratës zyrtare, vendimi u mor në bazë të rekomandimeve të Komitetit Këshillimor të Pavarur për Bashkëpunime të Ndjeshme (ACGS), i cili vlerësoi se ekziston një rrezik i lartë që përmes këtyre bashkëpunimeve EUR të përfshihet indirekt në shkelje të të drejtave të njeriut.

“Bashkëpunimet ndërkombëtare janë të bazuara në parime si liria akademike dhe diplomacia shkencore,” u shpreh Annelien Bredenoord, presidente e Bordit Ekzekutiv të universitetit.

“Megjithatë, kjo liri ka kufij kur të drejtat themelore të njeriut janë të rrezikuara. Hetimi i komitetit na çoi në përfundimin se ky rrezik është tepër i madh.”

Komiteti identifikoi një rrezik të konsiderueshëm për përfshirje të Universitetit Bar-Ilan në shkelje të të drejtave të njeriut, ndërsa për dy universitetet e tjera u përmendën për lidhjet e tyre me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Si rrjedhojë, EUR do të ndalojë jo vetëm projektet ekzistuese, por edhe çdo nismë të re kërkimore me këto institucione.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se çdo bashkëpunim i mundshëm në të ardhmen me Universitetin Hebraik të Jerusalemit dhe Universitetin e Haifës do të varet nga distancimi i tyre i qartë nga përfshirja në aktivitete që shkelin të drejtat e njeriut, në veçanti në lidhje me kërkimin shkencor në territoret e pushtuara dhe marrëdhëniet e tyre me IDF-në, ka shkruar Anadoly.

Duke e pranuar se vendimi mund të ngjallë reagime të ndryshme, Bordi Ekzekutiv theksoi solidaritetin me të gjithë të prekurit nga lufta në Rripin e Gazës.

“Ne shohim se studentët dhe stafi, si ata me prejardhje hebraike/izraelite ashtu edhe ata që mbështesin kauzën palestineze, ndihen gjithnjë e më pak të lirë për të shprehur mendimet e tyre. Kjo na shqetëson thellësisht.

Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një ambienti universitar të sigurt, të hapur dhe të respektueshëm, ku mendimet e ndryshme mund të shprehen lirshëm, edhe pse ndonjëherë perceptimi i pasigurisë është i vështirë për t’u eliminuar plotësisht.”

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

A do të fuzionohet VLEN-i? Kim Mehmeti: Nuk ka llogari për një parti me dy udhëheqës

A do të fuzionohet VLEN-i? Kim Mehmeti: Nuk ka llogari për një parti me dy udhëheqës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Osmani në Zvicër thotë se Kosova ka nevojë për miq të fortë

Presidentja Vjosa Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t’i drejtohet ZRrE-së

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Kim Mehmeti: Jeffrey Epstein është vetëm një fytyrë e një sistemi që kontrollon botën

Kim Mehmeti: Jeffrey Epstein është vetëm një fytyrë e një sistemi që kontrollon botën

“Këndi i Kimit” – 04.02.2026

“Këndi i Kimit” – 04.02.2026

Vdes në QKUK i aksidentuari javë më parë në Prishtinë

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën