Skuadra e Manchester United po shikojnë mundësitë për të transferuar një sulmues në afatin kalimtar të janarit.
Djajtë janë të interesuar për sulmuesin e Romës, Tammy Abraham i cili ka treguar formë të lartë tek skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, duke shënuar 17 gola dhe regjistruar 4 asistime sezonin që kaloi.
Megjithatë, ekipi i Ten Hag do të jenë në garë edhe me skuadra tjera për nënshkrimin me sulmuesin, ndër to edhe ajo e Arsenalit që ka shprehur interesim për ishfutbollistin e Chelseat.