TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

UNICEF: Një në pesë fëmijë përjeton shfrytëzim ose abuzim seksual përmes teknologjisë

by teve1
12 minuta ago
0
A A
UNICEF: Një në pesë fëmijë përjeton shfrytëzim ose abuzim seksual përmes teknologjisë

Rreth 20 milionë fëmijë të moshës 12 deri në 17 vjeç kanë përjetuar të paktën një formë të shfrytëzimit ose abuzimit seksual të mundësuar nga teknologjia brenda një viti, ka bërë të ditur UNICEF-i.

Të dhënat e publikuara të enjten tregojnë se bëhet fjalë për pothuajse një në pesë fëmijë në 21 vendet e përfshira në hulumtim.

Raporti i ri i UNICEF-it, “Përmes syve të fëmijëve: Si mundësojnë teknologjitë digjitale abuzimin seksual të fëmijëve”, tregon se mbi 15 milionë fëmijë janë ekspozuar ndaj përmbajtjeve seksuale të padëshiruara.

Rreth 9 milionë janë kërkuar të përfshihen në biseda seksuale ose të ndajnë imazhe të tilla kundër vullnetit të tyre.

Ndërkohë, 4 milionë fëmijëve u janë shpërndarë imazhe seksuale pa pëlqimin e tyre.

Sipas UNICEF-it, përmasat reale të fenomenit mund të jenë edhe më të mëdha për shkak të numrit të lartë të rasteve që nuk raportohen.

“Më shumë se 20 milionë fëmijë në vendet e studiuara janë përballur me përmbajtje seksuale eksplicite të padëshiruara ose shfrytëzim në internet, shpesh në hapësirat digjitale ku mësojnë, luajnë dhe komunikojnë me miqtë”, ka deklaruar drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, sipas një njoftimi të kësaj organizate.

Ajo ka paralajmëruar se përvoja të tilla shkaktojnë pasoja të thella emocionale dhe mendore, ndërsa shumë viktima vuajnë në heshtje dhe nuk dinë se ku të kërkojnë ndihmë.

Gati 60 për qind e rasteve të identifikuara kanë ndodhur në platformat e mediave sociale, përfshirë Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok dhe WhatsApp. Rreth 14 për qind janë regjistruar në lojërat online.

Raporti sfidon edhe bindjen se abuzimi në internet kryhet kryesisht nga persona të panjohur.

Në 57 për qind të rasteve është përfshirë dikush që fëmija e njihte më parë, përfshirë bashkëmoshatarë, partnerë romantikë, miq apo anëtarë të familjes.

Në 38 për qind të rasteve, viktimat e kishin takuar për herë të parë autorin në internet.

UNICEF-i ka ngritur shqetësimin edhe për pasojat që këto përvoja mund të kenë në shëndetin mendor.

Fëmijët që kishin përjetuar shfrytëzim të mundësuar nga teknologjia rezultuan katër herë më të prirë të raportonin mendime ose sjellje vetëvrasëse dhe vetlëndim.

Në Meksikë dhe Maqedoninë e Veriut, rreziku i mendimeve ose sjelljeve vetëvrasëse ishte mbi tetë herë më i lartë te fëmijët që kishin përjetuar abuzim.

Në Pakistan, rreziku i vetëlëndimit ishte mbi shtatë herë më i lartë.

Një tjetër gjetje shqetësuese lidhet me mosraportimin e rasteve.

Mbi 40 për qind e rasteve nuk i janë treguar asnjë personi, ndërsa më pak se 1 për qind janë raportuar tek autoritetet, përfshirë policinë, punonjësit socialë apo linjat e ndihmës.

Arsyeja më e zakonshme e heshtjes, sipas raportit, ishte se fëmijët nuk dinin se ku të drejtoheshin ose kujt t’i tregonin.

UNICEF-i vlerëson se këto gjetje kërkojnë veprim urgjent nga qeveritë, kompanitë e teknologjisë dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve.

Për Kosovën, organizata thekson se bazat ligjore dhe politikat kryesisht ekzistojnë, por prioritet mbetet zbatimi i tyre në praktikë.

Sipas UNICEF-it, duhet të sigurohet që fëmijët të mund ta raportojnë abuzimin në mënyrë të sigurt, ndërsa shërbimet sociale, shëndetësia, arsimi, policia dhe drejtësia duhet të reagojnë në mënyrë të koordinuar dhe të ndjeshme ndaj tyre.

Organizata kërkon gjithashtu që mbrojtja e fëmijëve të shtrihet plotësisht në hapësirat digjitale, ku ata kalojnë gjithnjë e më shumë kohë.

Raporti rekomandon masa më të forta të privatësisë në platformat digjitale, kufizimin e kontakteve të padëshiruara nga të rriturit dhe përmirësimin e sistemeve për zbulimin dhe raportimin e abuzimit.

UNICEF-i kërkon forcimin e legjislacionit për t’iu përgjigjur edhe formave të reja të keqpërdorimit, përfshirë shantazhin seksual dhe materialet seksuale të abuzimit të fëmijëve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

“Të gjithë ne, përfshirë qeveritë dhe kompanitë e teknologjisë, duhet të bëjmë më shumë për t’i mbrojtur fëmijët online”, ka deklaruar Russell.

Hulumtimi bazohet në anketa me rreth 21 mijë fëmijë të moshës 12 deri në 17 vjeç që përdorin internetin në 21 vende, si dhe në intervista të thelluara me 100 të rinj që kishin përjetuar abuzim gjatë fëmijërisë.

Studimi është realizuar në kuadër të projektit “Disrupting Harm”, të zbatuar bashkërisht nga UNICEF-i, ECPAT International dhe INTERPOL.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave në Ferizaj për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Raporti për diskriminimin, Kosova ka ligje të avancuara por zbatimi mbetet sfidë

Raporti për diskriminimin, Kosova ka ligje të avancuara por zbatimi mbetet sfidë

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër nuk ka kufizime për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave në Ferizaj për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

UNICEF: Një në pesë fëmijë përjeton shfrytëzim ose abuzim seksual përmes teknologjisë

UNICEF: Një në pesë fëmijë përjeton shfrytëzim ose abuzim seksual përmes teknologjisë

Nga kampione olimpike në trajnere, Nora Gjakova nis një kapitull të ri

Nga kampione olimpike në trajnere, Nora Gjakova nis një kapitull të ri

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Raporti për diskriminimin, Kosova ka ligje të avancuara por zbatimi mbetet sfidë

Raporti për diskriminimin, Kosova ka ligje të avancuara por zbatimi mbetet sfidë

Dy persona të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Dy persona të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër nuk ka kufizime për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën