Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e akuzoi Kushtetuesen se i ka vënë interesat individuale para interest publik, pasi që ky mekanizëm shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Kica-Xhelili ka shkruar se dikush duhet t’ia kujtojë ministres se nuk ka të drejtë t’i komentojë vendimet e Kushtetueses.
“Nëse komentohen vendimet e gjyqtarëve, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të shmangin kritikat që do të minonin pavarësinë ose besimin e publikut në gjyqësor (…) përveç deklarimit të qëllimit të tyre për të apeluar/ankimuar”, ka shkruar ajo duke cituar paragrafin 18 të Rekomandimeve të Këshillit të Evropës për pavarësinë e gjyqësorit.
Tutje ka thënë se dikush duhet t’ia përkujtojë Haxhiut se është ministre e Drejtësisë – e jo ministre e vazhdueshme e fushatës linquese.
“Se sundimi i ligjit që ajo e shndërron në mbiemër personal në fushatë, duhet të jetë mbiemër në zbatim kur drejton institucion”, është shprehur deputetja.