TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bukuritë e “fshehta” të Prishtinës

nga tëvë1
13 Prill, 2022
0
A A
Të premten fillon java testuese e disa rrugëve në Prishtinë

Kjo platformë i ka munguar kryeqytetit tonë për dallim nga  shumica e kryeqyteteve të Europës që tashmë e kanë, dhe përmes saj tentojnë të përafrojnë turistët dhe të promovojnë vlerat e monumentet kulturore të secilit kryeqytet.

Hidden Gems of Prishtina apo ndryshe “Perlat e Kryeqytetit” ofron një listë prej 10 monumenteve. Në mesin e shumë objekteve në këtë faqe janë përfshirë edhe objekte fetare që në njëfarë forme e shpërfaqin edhe identitetin kulturor e fetar të qytetarëve të vendit tonë.  Kjo faqe përveq që shërben për vizitorë të huaj, njëkohësisht shërben edhe për qytetarët e Kosovës të cilët nuk kanë qenë në dijeni, apo kanë pasur informacione të pakta sa i përket monumenteve e objekteve të periudhave të ndryshme historike e kulturore të kryeqytetit.

Muamer Hasani dhe Bekim Xhemili, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë marrë iniciativën e krijimit të kësaj platforme e cila tash e sa vite i ka munguar kryeqytetit.

Në një intervistë për Teve1.info Muamer Hasani njëri prej ideatorëve të kësaj platforme tha se edhe Prishtina tashmë është dashur ta ketë këtë platformë, e cila sipas tij është platformë që i ofrohet turistëve që vizitojnë  kryeqytetin tonë.

“ Kjo platformë ka përmbledhur histori kulturore por edhe gojore të kryeqytetit pra është diçka ndryshe nga ajo çka ju është ofruar turistëve zakonisht kur kanë ardhë te ne dhe realisht e kemi bërë një laramani apo mix duke filluar prej monumenteve deri tek byrektoret e Prishtinës, që përfshijnë periudha të ndryshme kohore, pra periudhës së komunizmit, peridhën para dhe pas luftës së dytë botërore. Faza e parë pra përfshinë gjithsej 10 monumente të cilat i kemi përzgjedhë dhe të cilat kemi menduar se janë të arsyeshme për t’i futur në këtë listë, po them kështu për shkak se siç e dimë të gjithë Prishtina nuk është metropol dhe nuk është se mundet me u krahasu ndoshta me qytetet e mëdha e të vjetra evropiane, e ndoshta edhe për këtë arsye ka qenë më e lehtë përzgjedhja e këtyre objekteve të cilat kemi vendos me i futë në këtë listë”, tha Hasani.

Sipas tij kjo faqe do të ju shërbej edhe banorëve të Kosovës të cilët ndoshta nuk kanë dijeni për disa objekte të vjetra të Prishtinës të cilat ngërthejnë në vete histori gojore dhe zyrtare për to, dhe siç tha ai kjo listë do te vazhdojë edhe me faza të tjera në vazhdim.

“ Faza e parë ka përfunduar me sukses, tash jemi duke punuar në vazhdimësi për fazën tjetër me radhë për ta pasuruar faqen e Hidden Gems of Prishtina, me objekte tjera kulturore që përfshinë jo vetëm objektet brenda qytetit por do të fillojmë të dalim edhe në fshatrat përreth Prishtinës, të cilat janë të shumta e poashtu mjaft të pasura me monumente e objekte kulturore,  që në njëfarë forme do të mundohemi ta promovojmë edhe turizmin rural të fshatrave të Prishtinës, dhe pse jo edhe ato të mos vizitohen nga turistët sepse jo vetëm Prishtina por e gjithë Kosova ka histori e monumente të vjetra por që njerëzit nuk janë të informuar për to. Gjithashtu synimi jonë është që në fazat tjera në këtë faqe të përfshijmë edhe sektorin e gastronomisë”, tha ai.

Hasani për Teve1 tha se përveq kyçjes në website të Hidden Gems of Prishtina (https://hiddengemsofprishtina.com/ ), tashmë kjo faqe  gjindet edhe në Facebook e Instagram, e sipas tij këto janë për momentin alternativat kyqe me të cilat po mundohen të arrijnë deri tek vizitorët, por që sipas tij nuk do të ndalen me kaq sepse synim i tyre është bashkëpunimi edhe me agjensi të ndryshme për promovimin sa më të madh të vlerave kulturore e historike të kryeqytetit përmes kësaj platforme. /E.S./teve1.info/.


Tags: Hidden Gems Prishtinaprishtina
ShareTweet

Postime të ngjashme

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X