Skuadra e Ulpianës tashmë matematikisht nuk do të paraqitet në Superligën e Kosovës sezonin tjetër.
Ekipi nga Lipjani u mposht në shtëpi nga Gjilani me rezultat të thellë 0-4, ndeshje që e zyrtarizoi rënien nga liga.
Kësisoj, Ulpiana sezonin tjetër do të zhvillojë garat në Ligën e Parë.