TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ukraina thotë se Rusia humbi mbi 1.000 ushtarë për 24 orë në luftën për Bahmutin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rreth 10 mijë ushtarë ukrainas të vrarë nga forcat ruse

Ushtria ukrainase pohoi më 12 mars se pala ruse humbi më shumë se 1.000 trupa në 24 orët e fundit, teksa përpjekjet e Moskës për qytetin lindor të Bahmutit vazhduan. Kievi tha se është i vendosur që ta mbrojë këtë qytet.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha më 12 mars se rusët kishin humbur 1.090 ushtarë dhe tetë tanke në 24 orët e fundit.

Por, një raport i inteligjencës britanike dhe analistë të tjerë perëndimorë thanë se pala ruse ka humbur shumë trupa, teksa synon rrethimin dhe pushtimin e Bahmutit.
Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskiy, tha se mbrojtja kokëfortë e Bahmutit “është e nevojshme për të blerë kohë, për të ndërtuar rezerva, dhe për të nisur një kundërofensivë, e cila nuk është larg”.

Mediazona, një media e pavarur anti-Putin, tha se 1.638 ushtarë të rregullt rusë dhe mercenarë kanë vdekur në dy javët e fundit të luftimeve në Ukrainë, një nga periudhat më vdekjeprurëse të konfirmuara për forcat e Putinit.

Ushtarët ukrainas qëllojnë një obus në drejtim të pozicioneve ruse pranë Bahmutit, rajoni i Donetskut. 7 mars 2023.

Dje, Ukraina tha gjithashtu se ushtria ruse nisi “më shumë se 100 sulme” përgjatë vijës së frontit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi më 8 mars se qyteti i shkatërruar ukrainas, Bahmut, mund të bjerë në duart e rusëve në ditët në vijim, pasi ky qytet lindor për muaj të tërë po përballet me luftime intensive.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë më 7 mars se kapja e Bahmutit do të ishte hap kyç për nisjen e një ofensive më të gjerë në rajonin e Donjeckut.

Luftimet përreth Bahmutit kanë qenë luftimet më të gjata dhe më të ashprat që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Ekspertët perëndimorë kanë thënë se Bahmuti ka më pak rëndësi strategjike për Rusinë sesa rëndësi simbolike./Rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Propozimi i Merz: Ballkanin e kemi lënë pas, ta marrim më shpejt në BE me zgjidhje innovative

Merz i bën thirrje Rusisë të rikthehet në tryezën e negociatave

9 turistë të huaj shpëtohen nga Policia Kufitare në Himarë dhe Ksamil

9 turistë të huaj shpëtohen nga Policia Kufitare në Himarë dhe Ksamil

Protesta e 44-të në Tiranë

Protesta e 44-të në Tiranë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën