TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ukraina shpreh gatishmëri për zonë të demilitarizuar dhe tërheqje nga Donbasi

by teve1
8 muaj ago
4
A A
Ukraina shpreh gatishmëri për zonë të demilitarizuar dhe tërheqje nga Donbasi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë gazetarëve se do të ishte i gatshëm të tërhiqte trupat nga zemra industriale lindore e vendit, si pjesë e një plani për t’i dhënë fund luftës së Rusisë, nëse edhe Moska tërhiqet dhe zona bëhet një zonë e demilitarizuar dhe e lirë ekonomike e monitoruar nga forcat ndërkombëtare.

Propozimi shënon treguesin më të qartë deri më tani të kompromiseve që udhëheqësi ukrainas do të ishte i gatshëm të bënte në rajonin e Donbasit, kontrolli i të cilit është një pikë e rëndësishme pengese në negociatat e paqes.

Një marrëveshje e ngjashme mund të jetë e mundur për zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia , i cili aktualisht është nën kontrollin rus, deklaroi Zelensky, transmeton Associated Press.

Ai poashtu tha se çdo plan paqeje do të duhet të vihet në një referendum.

Zelensky foli me gazetarët të martën për të përshkruar një plan gjithëpërfshirës prej 20 pikash që negociatorët nga Ukraina dhe SHBA-ja e hartuan në Florida ditët e fundit, megjithëse tha se shumë detaje janë ende duke u diskutuar.

Rusia nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të bjerë dakord për ndonjë lloj tërheqjeje të trupave të saj nga toka që ka pushtuar.

Në fakt, Moska ka këmbëngulur që Ukraina të heqë dorë nga territori i mbetur që ende mban në Donbas – një ultimatum që Ukraina e ka refuzuar.

Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe të Luhanskut dhe rreth 70% të Donetskut – dy zonat që përbëjnë Donbasin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të mërkurën se Moska do të paraqiste qëndrimin e saj bazuar në informacionin e marrë nga i dërguari presidencial rus, Kirill Dmitriev, i cili u takua me të dërguarit amerikanë në Florida gjatë fundjavës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra, 4 prej tyre mbeten aktive

Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

Dy palestinezë të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa Netanyahu thotë se nuk do të tërhiqet nga Gaza

Dy palestinezë të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa Netanyahu thotë se nuk do të tërhiqet nga Gaza

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit kërkon nga GJNP-ja hetim për sulmin amerikan në një dasmë

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit kërkon nga GJNP-ja hetim për sulmin amerikan në një dasmë

Gashi e VV-së: Presim reflektim nga gjashtë deputetët e LDK-së

Gashi e VV-së: Presim reflektim nga gjashtë deputetët e LDK-së

Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Gjakovë

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Gjakovë

Emisioni “Info Nata” 02.09.2026

Emisioni “Info Nata” 02.09.2026

Ndërron jetë 29 vjeçari pas një aksidenti me motoçikletë

Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra, 4 prej tyre mbeten aktive

Hajra: LDK-ja nuk është parti që deputetët “e dorëzojnë logjikën te dera”

Hajra: LDK-ja nuk është parti që deputetët “e dorëzojnë logjikën te dera”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën