TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ukraina regjistroi rreth njëqindmijë krime lufte ruse

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Ukraina regjistroi rreth njëqindmijë krime lufte ruse

Ministri ukrainas i Drejtësisë, Denis Maliuska, i tha televizionit ‘N1’ në Zagreb se rreth 100 mijë krime lufte të kryera nga forcat ruse gjatë agresionit kundër Ukrainës janë regjistruar deri më tani.

Ai e deklaroi këtë me rastin e një punëtorie treditore për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës – transferimi i njohurive dhe përvojës së Kroacisë për gjyqtarët dhe prokurorët ukrainas.

“Lufta në Ukrainë është mjaft e ngjashme me atë që ndodhi në Kroaci. Në të vërtetë, përvoja më e rëndësishme nga e cila mund të mësojmë në Evropë është ajo e Kroacisë. Ju keni qenë mjaft të suksesshëm në drejtim të ndjekjes penale të kriminelëve të luftës dhe bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës”, tha Maliuska.

Ai tha gjithashtu se është e vështirë të krijohet një gjykatë për këto krime lufte, por shtoi se “pozita e [Vlladimir] Putinit në Rusi është tronditur dhe shanset që ai të arrestohet dhe të paraqitet në Hagë tani janë shumë më të larta se një gjysmë viti më parë”.

Maliuska shtoi se hetuesit kanë mbledhur prova nga rrjetet sociale dhe i kanë përdorur ato në hetime që nga viti 2014, shkruan REL.

Punëtoria për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës u organizua nga Ministria e Drejtësisë dhe Administratës së Kroacisë në bashkëpunim me Grupin Këshillues pwr Krimet dhe Mizoritë.

Tags: Krime lufteRusiUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

“Info Nata”- 16.03.2026

“Info Nata”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën