Forcat ruse bombarduan një qytet ukrainas afër termocentralit bërthamor të Zaporizhja, tha guvernatori rajonal më 4 gusht, ndërsa qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Harkiv, u granatua nga rusët, tha zyra e presidentit të Ukrainës.
Veç zonave zonave, në qytetin e afërt të Chuhuiv, një raketë goditi një ndërtesë banimi pesëkatëshe.
Forcat ukrainase luftuan me sukses kundër ruseve në verilindje dhe lindje të qyteteve Soledar dhe Bakhmut të rajonit Donjeck, derisa luftimet po vazhdonin në jug të Bakhmutit, tha më 4 gusht Olexiy Hromov, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Megjithatë, Hromov konfirmoi se trupat ukrainase ishin detyruar të tërhiqeshin nga fshati Semyhirya dhe pozicionet e tyre në jug-lindje të Avdiyivkas.
Ai tha se Moska mund të nisë një ofensivë në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, në përpjekje për të rifituar vrullin në luftë dhe se ajo ka ndërtuar forca atje.
Tetë persona u vranë dhe katër u plagosën nga granatimet e artilerisë ruse në qytetin Toretsk në Donjeck, tha ai.
Ndërkohë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha më 4 gusht se anëtarët e aleancës po punojnë ngushtë me kompanitë e mbrojtjes për të siguruar që Ukraina të marrë më shumë furnizime me armë dhe pajisje për t’u përgatitur për një kohë të gjatë në luftën e saj kundër pushtuesve rusë./rel