TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ujkani: Nuk votuam kundër Çitakut, mund ta mbështesim në raundet e ardhshme

by Tëvë1
3 javë ago
3
A A
Ujkani: Nuk votuam kundër Çitakut, mund ta mbështesim në raundet e ardhshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka deklaruar se deputetët e LVV-së nuk mund të votojnë kandidatë për deputetë që publikisht shprehen kundër çdo marrëveshjeje me kryetarin e partisë, Albin Kurtin.

Ujkani tha se në rrethanat aktuale, LVV nuk mund të bëjë një hap të tillë pa pasur paraprakisht një takim mes liderit të LVV-së, Albin Kurti, dhe atij të PDK-së, Bedri Hamza.

“Ne si LVV nuk mund të japim vota për kandidatë për deputetë që publikisht dalin dhe thonë se jemi kundër çdo marrëveshjeje me Albin Kurtin. Ne nuk mund ta hedhim para një hap kur e dimë që nuk kemi asnjë takim paraprakisht me Hamzën, i cili do të garantonte që të paktën do të qëndronte në seancën plenare, nëse ne do të vazhdojmë dhe të mos shkojmë prapë në zgjedhje”, deklaroi Ujkani në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ajo theksoi se LVV vazhdimisht ka bërë thirrje për shmangien e zgjedhjeve të reja dhe se mbetet e hapur për dialog.

“Ne si LVV kemi bërë vazhdimisht thirrje kundër zgjedhjeve të reja, jemi gjithmonë të hapur të dialogojmë”, tha ajo.

Duke folur për kandidaturën e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku, Ujkani tha se fakti që deputetët e LVV-së kanë abstenuar në votimin e parë nuk nënkupton se nuk mund të votojnë pro në raundet e ardhshme.

“Janë edhe dy herë të tjera për kandidatin nga PDK-ja, që në këtë rast është Vlora Çitaku. Edhe pse kemi votuar njëherë dhe kemi abstenuar, nuk do të thotë që nuk do të kishte një votim pro për Çitakun, sepse janë edhe dy raunde të tjera”, u shpreh ajo.

Ujkani tha se për ndryshimin e qëndrimit të LVV-së duhet të ketë fillimisht një takim ndërmjet dy liderëve politikë, ku do të diskutoheshin edhe çështjet që lidhen me përbërjen e kryesisë së Kuvendit.

“Nuk mund të ndryshojmë qëndrim pa u ulur paraprakisht dy krerët e partive, pra Albin Kurti dhe Bedri Hamza. Duhet të ulet të diskutohet për nënkryetarët, sepse në rastin që ne i votojmë të gjithë…”, deklaroi Ujkani.

Ajo shtoi se qëndrimi i LVV-së nuk lidhet me çështjet personale ndaj deputetëve të partive opozitare.

“Ne nuk kemi asgjë personale dhe kundër individëve të caktuar të deputetëve. Në rrethanat që gjendemi, janë deklarata të ndryshme të deputetëve nga partitë opozitare që ne si deputetë të LVV-së nuk mund të themi që jemi unik në votat që mund të votohemi dhe ta kemi një zhbllokim dhe të formohet kryesia e re”, tha Ujkani.

Sipas saj, LVV nuk ka votuar kundër Vlora Çitakut, por ka abstenuar, duke lënë të hapur mundësinë që në raundin e dytë ose të tretë të ketë edhe vota pro.

“Nuk kemi pasur ne votë kundër për Vlora Çitakun, votat tona kanë qenë abstenuese, gjë që janë të hapur që në raundin e dytë apo të tretë mund të kenë edhe votë për”, përfundoi Ujkani./teve1.info/

Tags: fjolla ujkaniKonstituimi i KuvenditLVVnenkryetarepdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: Protesta vazhdon, kërkesa për miratimin e ligjit mbetet pa përgjigje

Haziri: Protesta vazhdon, kërkesa për miratimin e ligjit mbetet pa përgjigje

Përfundon protesta e sotme në Prishtinë, protestuesit largohen nga sheshi

Përfundon protesta e sotme në Prishtinë, protestuesit largohen nga sheshi

Policia jep detaje për protestën: Gjashtë zyrtarë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore dhe 3 protestues janë shoqëruar në polici

Policia jep detaje për protestën: Gjashtë zyrtarë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore dhe 3 protestues janë shoqëruar në polici

Peci i bën thirrje LDK-së për reflektim: Kanë mbetur 24 orë për zgjedhjen e Presidentit

Rama pret përfaqësinë e Kongresit të SHBA-së

Rama pret përfaqësinë e Kongresit të SHBA-së

Përfundon protesta e sotme në Prishtinë, protestuesit largohen nga sheshi

Përfundon protesta e sotme në Prishtinë, protestuesit largohen nga sheshi

Dita e 128-të e protestës në Tiranë

Dita e 128-të e protestës në Tiranë

Policia jep detaje për protestën: Gjashtë zyrtarë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore dhe 3 protestues janë shoqëruar në polici

Policia jep detaje për protestën: Gjashtë zyrtarë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore dhe 3 protestues janë shoqëruar në polici

Peci i bën thirrje LDK-së për reflektim: Kanë mbetur 24 orë për zgjedhjen e Presidentit

Peci i bën thirrje LDK-së për reflektim: Kanë mbetur 24 orë për zgjedhjen e Presidentit

Komandanti i Policisë-protestuesve: Nuk tolerojmë njerëz me maska

Komandanti i Policisë-protestuesve: Nuk tolerojmë njerëz me maska

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën