Sipas tij, aty kanë mbetur vetëm disa punëtorë të komunitetit shqiptar.
“Sipas procedurave të Ministrisë së Pushtetit Lokal e kemi zgjedh kryesuesin e kuvendit komunal unanimisht, dhe për komunën e cila është në pjesë veriore, e cila është në gjendje jashtëzakonisht shumë të keqe, sepse aty kanë mbetur vetëm disa punëtorë të komunitetit shqiptar. Faktikisht ajo është zyre e cila nuk është funksionale pa komunitetet, pa Kuvendin, pa kryetarin”, tha ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Pas zgjedhjes së asamblistëve, ai bëri të ditur edhe hapat e ardhshëm të cilët do t’i marrin.
“Në kuadër të kësaj jave do të bëjmë vizitë ministrit për Pushtetin Lokal me i marr hapat konkret për funksionalizimin e Komunës, sepse ne nuk e dimë as kush e ka lëshu punën, sa vetë janë mbetur, rishikimin e buxhetit…dhe tani e dyta mbledhje është nga aspekti i sigurimit”, shtoi ai.
Nga 15 asamblistët e rinj, që dhanë sot betimin, vetëm një është nga radhët e komunitetit serb. Asamblistët e rinj, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të zëvendësojnë asamblistët e Listës Serbe, që u dorëhoqën. /Teve1.info/