TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Udhëzimi që ndalon mbulesën në shkolla në shqyrtim nga MASHTI

Ministrja e Arsimit ka krijuar një grup punues për shqyrtimin e udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla. Këtë për Tëvë 1, e ka konfirmuar deputetja e Vetëvendosjes, Labinotë Demi Myrtezaj, e cila njëkohësisht e ka quajtur të kundërligjshëm këtë udhëzim.

by Doresa Geci
2 vjet ago
3
A A
Udhëzimi që ndalon  mbulesën në shkolla në shqyrtim nga MASHTI

Që më shumë se 10 vjet në Kosovë është në fuqi një udhëzim administrativ që iu ndalon vajzave bartjen e uniformave fetare nëpër shkolla.

E rastet që raportohen pikërisht nga  vajzat që ndalohen për disa javë të vijojnë mësimin për shkak të mbulesës nuk janë të rralla.

Andaj, grupe të caktuara kohë pas kohë kanë bërë kërkesa në drejtim të institucioneve që ky udhëzim të modifikohet.

Për këtë nga Ministria e Arsimit kanë themeluar një grup punues që të shqyrtojë këtë rregullore.

Një gjë të tillë për Tëvë 1 e ka bërë të ditur deputetja e Vetëvendosjes, Labinotë Demi – Murtezi.

“Udhëzimi administrativ mbetet në fuqi, fatkeqësisht. Sipas informatave që kemi ministrja ka themeluar një grup punues që të shqyrtojë, për shkak të kërkesave për ndryshim. UA është kundërligjor, me faktin që të gjitha rastet e vajzave te larguara janë kthyer ne shkolla. Përjashto rastet e para kur nuk ka pas sensibilizim të mjaftueshëm. Ne UA thuhet se ne shkolla ndalohet uniforma fetare, ndërsa mbulesa nuk është uniforme fetare, për çka është deklaruar BIK. Në anën tjetër, shkollimi është i obligueshëm dhe cenimi i shkollimit ne çfarëdo forme bie ndesh me ligjin”, shprehet ajo.

E të kundërligjshëm këtë udhëzim po e sheh edhe avokati, Asdren Bytyqi.

“Çdo qeverie që vjen duhet ta ndryshojë këtë udhëzim administrativ, ngase është i kundërligjshëm, madje kjo po përdoret si një lloj mjeti politik i frikësimit të vajzave që ta përcaktojnë të drejtën e tyre të lirë, lidhur me besimin dhe bindjet fetare dhe manifestimin e besimit”, shprehet avokati Bytyqi.

Por ndryshe mendon, sociologu Genc Xërxa.

“Kjo është keq në aspektin psikologjike i saj, me vjen keq që ka munguar për mësim, edhe pse udhëzimi administrativ e përcakton me ligj deri në çfarë moshe duhet të vendoset mbulesa. Secili institucion e ka kodin e veshjes, kështu që mendoj duhet të respektoj mbi të bien edhe përgjegjësit e prindërve pasi kemi të bëjmë më je fëmijë të mitur. Kjo ka qenë si viktimë e thyerjes tona të sistemit të vlerës dhe dëme që asaj të mungojë në mësim. Ne duhet të dimë që kemi të bëjmë një institucion arsimor dhe jo fetar”, thotë Xërxa.

Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla, i njëjti madje është kundërshtuar disa herë edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Tëvë 1, ka dërguar pyetje edhe në Ministrin e Arsimit por nuk ka marrë përgjigje për këtë çështje.

Tags: Shamia ne shkollaudhezimi administrativ
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën