TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Udhëtimi i gjatë drejt natës” fiton në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Udhëtimi i gjatë drejt natës” fiton në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Ka përfunduar edicioni i 53-të të Festivalit të Teatrove të Ferizajt. Këtë vit tetë shfaqje kanë konkurruar për çmimin kryesor, ndërkaq një ka qenë jashtë garës.

Shfaqja “Udhëtimi i gjatë drejt natës” e prodhuar prej Teatrit Kombëtar të Kosovës, nën regjinë e Iliriana Arifit dhe me tekst të Eugene O’Neil, është vlerësuar si më e mira nga juria në përbërje prej regjisorit e aktorit Mentor Zymberaj, regjisorit Iliran Himaj dhe dramaturges e gazetares Getoarbë Mulliqi.

Çmimin për regjinë më të mirë e ka marrë regjisori Ilir Bokshi për shfaqjen “Gënjeshtari”, produksion i teatrit “Adriana” të Ferizajt.

Aktori Shkumbin Istrefi ka marrë çmimin “Aktori më i mirë” për rolin e tij në shfaqjen “Arbri” me tekst dhe regji të Lirak Çelajt, produksion i teatrit “Oda”.

Ndërkaq, çmimi për aktoren më të mirë ka shkuar te Aurita Agushi për rolin e saj në shfaqjen “Tatuazhi i trëndafilit” nën regji të Zana Hoxhës, produksion i teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit.

Për rolet dytësore me çmime janë vlerësuar Mumin Abdullahu për rolin e tij në shfaqjen “Krokodili” dhe aktorja Arta Selimi për rolin e saj në shfaqjen fituese “Udhëtimi i gjatë drejt natës”.

Sivjet organizatorët kanë vendosur për themelimin e çmimit “Yll në Ardhje” që prej sivjet do t’u jepet artistëve të rinj të teatrit, qoftë regjisor, aktor, kostumograf, skenograf apo kompozitor, që i sjell veçanti kreative apo performuese dhe që premton të jetë yll teatri në ardhje, raporton Kohe.net.

Fituese e parë e këtij çmimi është aktorja Zhaneta Xhemajli për rolin e saj në shfaqjen “Sober” që sivjet regjisori i saj, Butrint Pasha, ka fituar çmimin “Regjisori më i mirë”. Kjo shfaqje është produksion i “Artpolis”.

Aktori ferizajas Arben Marevci ka fituar çmimin “Roli më i mirë episodik” për shfaqjen “Gënjeshtari”, ndërkaq çmimin për skenografinë më të mirë e ka marrë Bekim Korça për shfaqjen “E vërteta” nga Teatri i Gjilanit. Çmimin për kostumografinë më të mirë e ka marrë Njomëza Luci. Unike janë kostumet e saj për “Gënjeshtarin”.

Ceremonisë përmbyllëse i ka paraprirë shfaqja jashtë garës, “Unë jam vetë grua” me lojën mjeshtërore të Adrian Morinës./rtklive

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit

Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

Filmi “Sarajevo Safari” fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë në festivalin italian, Storie Parallele

Filmi “Sarajevo Safari” fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë në festivalin italian, Storie Parallele

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

Fitër Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Myftiu Tërnava uron Presidenten Shiroka-Pula: Do të keni mbështetjen e Bashkësisë Islame të Kosovës

Rudolph uron presidenten e Kosovës: Gjermania mbetet partnere e fortë e Kosovës

Rudolph uron presidenten e Kosovës: Gjermania mbetet partnere e fortë e Kosovës

Henri Kagan dhe Kenso Soai fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

Henri Kagan dhe Kenso Soai fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi konfirmon lëndimin e Rashicës

Zhegrova, dribluesi i parë në Ligën e Kombeve

Zhegrova, dribluesi i parë në Ligën e Kombeve

Sulmet ruse vrasin të paktën 20 persona, njoftojnë autoritetet ukrainase

Sulmet ruse vrasin të paktën 20 persona, njoftojnë autoritetet ukrainase

Arbnor Morina merr drejtimin e Ferizajt

Arbnor Morina merr drejtimin e Ferizajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën