tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Udhërrëfyesi i Kurtit në Bruksel

Fetije Kamberi nga Fetije Kamberi
14/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Pika e parë e këtij dokumenti është miratimi i deklaratës për personat e zhdukur.

Ky dokument është propozimi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e solli në Bruksel.

Në tavolinën e bisedimeve me Serbinë i pari i ekzekutivit qeveritar ka propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit dhe të Aneksit të zbatimit të Ohrit të 18 marsit.

Pika e parë në udhërrëfyesin e propozuar nga Kurti është miratimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur e cila duhet të jetë e kompletuar prej të dy palëve.

Miratimi i Deklaratës për personin e zhdukur (e përfunduar prej të dy palëve).

Tutje, në këtë dokumentin e shpërndarë nga kryeministri kosovar, si pike e dytë nga neni 7 i aneksit të Ohrit ceket se ekipi menaxhues i Kosovës paraqet draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në këtë dokument njashtu figuron nisja e një procesi negociues mbi Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës.

E përmes këtij udhërrëfyesi u kërkua edhe bashkëpunimi normal dhe për fqinjësi të mirë dhe angazhimi në komunikim të rregullt qeveri-qeveri për të ndjekur raporte miqësore bilaterale.

Nenet 2 dhe 3:

Palët do të përmbahen nga çdo kërcënim apo përdorim i forcës apo të përfshihen në çfarëdo praktike të përdorimit të forcës ndaj njëra-tjetrës, në pajtim me Kartën e OKB-së. Palët përmbahen nga mos-intervenimi në çështje të brendshme inter se dhe njohin juridiksionin reciprok në territoret respektive. Marrëveshja zyrtarizon heqjen dorë nga Serbia nga të gjitha pretendimet territoriale ndaj territorit dhe kufijve të Kosovës dhe palët pajtohen për demarkim të kufirit në një periudhë dy-vjeçare.

Gjithashtu, u kërkua që të ndalohen thirrjet për mosnjohjen e Kosovës nga vendet që kanë mbetur.

Nenet 4 dhe 5:

Ndërmerren hapa thelbësorë në lidhje me anëtarësimin dhe statusin e vendit kandidat të Kosovës në BE, për anëtarësim në Këshill të Evropës, për nënshkrim të programit të Partneritetit për Paqe me NATO-n dhe drejt njohjeve të mbetura. Në komunikim zyrtar me të gjitha organizatat ndërkombëtare, Serbia i ndalon të gjitha pengesat ndaj anëtarësimit të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare, ku përjashtohet votimi kundër, si dhe lobimi publik, direkt, indirekt, apo në formë konfidenciale, përfshirë përmes palëve të treta në këtë drejtim. Shefi i BE-së Borrell nënshkruan letër dëshmie që konfirmon mos-pengimin nga Kosova dhe Serbia ndaj proceseve të tyre respektive për pranim në BE. Shtetet anëtare të BE-së do të njoftohen për dokumente të tilla ligjërisht detyruese.

Në fund kjo nuk u pranua dhe takimi përfundoi pa asnjë rezultat.

Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut

24/09/2023

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24/09/2023

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.