TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Udhëheqësit kosovarë dhe ndërkombëtarët i quajnë të papranueshme veprimet e Serbisë ndaj Dejan Jankoviqit

Mesditën e së enjtes, 4 zyrtarë policorë të Kosovës që ishin arrestuar një ditë me parë, janë liruar nga autoritetet serbe. Por, të njëjtin fat nuk e pati edhe zv/drejtori nga komunitetet në Policinë e Kosovës. Ndaj Dejan Jankoviq, është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa këto veprime të shtetit serb, udhëheqësit kosovarë dhe pala ndërkombëtare, po i quajnë të papranuara.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Udhëheqësit kosovarë dhe ndërkombëtarët i quajnë të papranueshme veprimet e Serbisë ndaj Dejan Jankoviqit

Për 15 orë, u bllokuan në hyrje të Kosovës.

E më në fund, pasditen e së mërkurës, autobusët me udhëtarë kosovarë, nga autoritetet serbe u lejuan të hyjnë në Kosovë.

Por, jo të gjithë e patën këtë fat.

Në shtetin serb, dita e enjte i zuri edhe pesë zyrtarë policor të Kosovës, përfshirë zëvendësdrejtorin nga komunitetet, Dejan Jankoviq.

Këtë e bëri të ditur, presidentja e vendit, Vjosa Osmani në orët e para të mëngjesit.

“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, ka deklaruar ajo.

E në mesditë, u njoftua se 4 nga 5 policët e ndaluar në Serbi, u lanë të lirë.

Këtë e bëri të ditur, vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë.

“Informacionet e fundit na njoftojnë që të gjithë policët e ndaluar të cilët i përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar, përveç zëvendësdrejtorit  të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq. Pra zëvendësdrejtori policisë vazhdon që të mbahet në burg në Serbi”, ka thënë ai.

Tëvë1 ka pyetur në Prokurorinë e Serbisë në Rashkë, për arsyen e ndalimit të policëve të Kosovës.

Por të enjten këta nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa këtë e bëri të ditur, ministri i brendshëm kosovar.

“Sipas informatave që kam ai është dërguar në paraburgim për 48 orë, me akuzën për ‘prishje të rendit Kushtetues’. Akuzë të cilën vetë presidenti Aleksandar Vuçiq e përmendi në adresimin e tij gjatë vizitës në njësitin ‘Kobra’”, ka thënë Sveçla.

E të papranueshëm arrestimin e Dejan Jankoviq, e ka quajtur edhe shefi i tij, Gazmend Hoxha.

“Është një veprim i padrejtë totalisht, në kundërshtim me çdo rregull dhe qarkullimin e lirë të njerëzve, agresivitet i paparë deritashëm në këtë aspekt”.

Për mos lirimin e zëvendësdrejtorit të policisë, Dejan Jankoviq, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Pas një takimi me presidenten e Kosovës, Hovenier tha se Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë dhe se pajtohen me reagimet e Bashkimit Evropian.

“Stano ishte mjaft i qartë në këtë çështje dhe se si BE-ja i sheh gjërat. Ne pajtohemi me BE-në, edhe SHBA-ja pret që të gjitha zotimet e arritura përmes dialogut të zbatohen plotësisht nga Serbia dhe Kosova”.

Për këtë çështje ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosvë, Jorn Rhode.

Në platformën “X” Rode ka shkruar se ky veprim nuk pritet nga një vend kandidat për BE-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Gjyqtari Bejtullahu delegohet në duelin Dukagjini – Feronikeli ’74

Gjyqtari Bejtullahu delegohet në duelin Dukagjini – Feronikeli ’74

Bora shton centimetra nën kosh

Bora shton centimetra nën kosh

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Paraburgim 30 ditë për të miturin në Ferizaj, dyshohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Ferizaj dënon të akuzuarin për sulm seksual me 16 vjet e gjysmë burgim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën