TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Udhëheqësit evropianë bisedime në Francë mbi Ukrainën

by teve1
1 vit ago
0
A A
Udhëheqësit evropianë bisedime në Francë mbi Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë një grup udhëheqësish evropianë për bisedime të hënën, përqëndruar tek situata në Ukrainë, mes një ndryshimi në qasjen amerikane ndaj konfliktit dhe sugjerimeve të bëra nga zyrtarë amerikanë, se Evropa nuk do të ketë rol në bisedimet e paqes.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë udhëheqës nga Britania, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja, Holanda dhe Danimarka.

Po kështu i pranishëm do të jetë edhe shefi i NATO-s Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, si dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ditët e fundit udhëheqësit evropianë kanë premtuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën. Kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se qeveria e tij ishte gati të dërgonte trupa në këtë vend, si pjesë e një force paqeruajtëse që mund të shkonte atje pasluftës.

“Nuk është një gjë të cilën e them me lehtësi”, tha ai të dielën për gazetën ‘Daily Telegraph’. “E ndjej shumë thellë përgjegjësinë që vjen me vënien e mundshme të ushtarakëve, gra e burra britanikë, në rrezik”.

Starmer shtoi se sigurimi i një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë ishte thelbësore për të penguar Presidentin rus Vladimir Putin që të kryejë akte të tjera agresioni.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha të hënën se vendi i tij nuk e përjashtonte kontributin me trupa për një forcë paqeruajtëse e cila do të kishte një “mandat të qartë”.

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa tha se Konferenca e Sigurisë e Mynihut që u mbajt javën e kaluar kishte si mesazh të qartë se siguria e Ukrainës dhe Bashkimit Evropian “nuk mund të ndahen”.

“Nuk do të ketë negociata të besueshme dhe të suksesshme, nuk do të ketë paqe të qëndrueshme, pa Ukrainën dhe pa Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio mbërriti të hënën në Arabinë Saudite për takime, përfshirë bisedimet që priten të martën me diplomatët rusë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në bisedime pritet të marrë pjesë i dërguari i SHBA-ve për Lindjen e Mesme Steve Witkoff si dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Irani ekzekuton një person me akuzën e spiunazhit për Izraelin

Irani ekzekuton një person me akuzën e spiunazhit për Izraelin

​Pas dakordimit Kurti-BE për serbët, Lista Serbe thirrje komunitetit të tyre: Aplikoni për dokumente të Kosovës

​Pas dakordimit Kurti-BE për serbët, Lista Serbe thirrje komunitetit të tyre: Aplikoni për dokumente të Kosovës

Veseli: Tragjedia në Prekaz nuk ishte akt i izoluar, por vazhdim i masakrave serbe

Specialja ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

Konjufca në bisedë me Sheikh Abdullah: Kosova mbështet Emiratet ndaj sulmeve në rajon

Konjufca në bisedë me Sheikh Abdullah: Kosova mbështet Emiratet ndaj sulmeve në rajon

Apeli dërgon në paraburgim tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdar

Apeli dërgon në paraburgim tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdar

​Vetëvendosje pret që BE-ja t`i largojë masat ndaj Kosovës në fillim të vitit 2025

Kryeziu: Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar

Ambasadori austriak për ngjarjen tragjike në Vjenë: Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave

Ambasadori austriak për ngjarjen tragjike në Vjenë: Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Të enjten pa rrymë disa zona të Ferizajt dhe Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën