TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“UÇK” mbi bunkerët të cilët i fshehu ushtria serbe

Në vendin ku dikur ishin fshehur bunkerët nga ushtria serbe, sot po ndërtohen tri shkronjat e arta të “UÇK”-së. Është fjala për projektin e Organizatës së Veteranëve të Luftës – Dega në Viti në fshatin Debelldeh të Komunës së Vitisë.

by Fidan Zejnullahu
3 muaj ago
1 0
A A

Njëri nga bunkerët e forcave serbe ishte fshehur këtu.

Edhe të tjerët, ishin ndërtuar në 1 mijë e 100 metra lartësi mbidetare.

E gjitha kjo, në këtë vend të fshatit Debelldeh në Komunën e Vitisë.

Por, pse forcat serbe u stacionuan në këtë vend dhe çfarë fshihnin në këto baza?

“Ky bunker iu ka shërbyer forcave okupuese serbe, këtu e kanë pasur artilerinë e rëndë, tanke, kundër-ajror, me gjasë kundër NATO-s”, shprehet ish-ushtari i UÇK-së, Sabedini.

Ish-ushtari i UÇK-së në Koshare, Sabedini, tregon se çfarë kishte nën vëzhgim ushtria serbe nga ky vend.

“Gati prej Prishtinës e deri këtu shihet, komplet rrafshi prej Prishtinës e në drejtim tonin shihet, e përfshin Lipjanin, Ferizajn, Gjilanin, Vitinë etj, gati gjysmën e Kosovës”, thotë ai.

E së fundmi, të gjithë bunkerët e ushtrisë serbe në këtë vend u shkatërruan.

Madje mbi njërin prej tyre, do të vendosen shkronjat “U-Ç-K”

E gjitha kjo pjesë e një parku modern, me iniciativën e Organizatës së Veteranëve të Lufës, Dega në Lipjan.

“Ka mu vendos, germa më e vlefshme “U” e ushtrisë, këtu ka qenë “Bunkeri 1”, pastaj dy, tre, katër, shtatë bunkera kanë qenë me rend. Kam insistuar këtu, mbi bunker, as me metër mos më lëviz, por me qenë U-ja mbi bunkerin ku kanë qenë tanket serbe”, shprehet Demir Hasani, kryetar i OVL – UÇK-së në Viti.

E banorët e këtij fshati thonë se Debelldehu ishte caku i parë i forcave serbe me të filluar bombardimet e NATO-s.

“Rëndësia e këtij fshati është e veçantë, sepse është pastruar i pari kur kanë hyrë forcat serbe pas bombardimit të NATO-s ku i kanë pasur edhe bunkerët. Këto tri shkronja që po vendosen këtu, po vendosen me qëllim për mi kallëzua botës që mërgimtarët prej anembanë botës erdhën në Koshare e Pashtrik”, ka thënë Salih Avdullahu – mërgimtar nga Zvicra.

Ndryshe, fshati Debelldeh i komunës së Vitisë, ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Gjenden armatim e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok

Tentoi të udhëtojë nga Prishtina në Berlin me dokumente të falsifikuara, ndalohet nga policia

Tentoi të udhëtojë nga Prishtina në Berlin me dokumente të falsifikuara, ndalohet nga policia

Ratifikimi i anëtarësimit në Bordin e Paqes në pritje të Kuvendit

Çfarë dihet deri tani për vrasjen tragjike në Bokshiq të Klinës?

Çfarë dihet deri tani për vrasjen tragjike në Bokshiq të Klinës?

Gjashtë vjet më parë u shënua rasti i parë me Covid-19 në Kosovë

Gjashtë vjet nga viktima e parë si pasojë e COVID-19 në Kosovë

Spitali “Isa Grezda” deklarohet për vdekjen e gruas që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë

Spitali “Isa Grezda” deklarohet për vdekjen e gruas që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën