TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Uashingtoni afrohet me qeverinë e re siriane, ngritet flamuri amerikan në Damask

by teve1
1 vit ago
1
A A
Uashingtoni afrohet me qeverinë e re siriane, ngritet flamuri amerikan në Damask

Foto: AP

Një flamur amerikan u ngrit të enjten jashtë rezidencës së ambasadorit amerikan në Damask, e cila kishte mbetur e mbyllur për më shumë se një dekadë.

Ky gjest simbolik shënoi një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe qeverisë së re në Siri.

Ambasadori i ShBA-së në Turqi, Tom Barrack — tashmë edhe i dërguar i posaçëm për Sirinë — mbërriti në kryeqytetin sirian për të inauguruar zyrtarisht rezidencën diplomatike, raportoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.

Gjatë vizitës, Barrack u takua me Presidentin e ri sirian, Ahmad al-Sharaa dhe mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje shumëpalëshe për një projekt madhor energjitik në Siri, ka raportuar AP.

Konsorciumi përfshin kompani nga Katari, Turqia dhe ShBA-të, të cilat do të ndërtojnë katër turbina me gaz me cikël të kombinuar me kapacitet prej rreth 4,000 megavat dhe një central diellor me fuqi 1,000 megavat, për të rigjallëruar rrjetin elektrik të vendit të shkatërruar nga lufta.

Ambasada amerikane në Damask ishte mbyllur në vitin 2012, pasi protestat kundër regjimit të Bashar al-Assad u shndërruan në luftë civile të përgjakshme. Assad u rrëzua nga pushteti dhjetorin e kaluar pas një ofensive të papritur nga forcat rebele.

Megjithatë, ngritja e flamurit dhe vizita e diplomatit të lartë amerikan u interpretuan si një sinjal i qartë i afrimit të Uashingtonit me qeverinë e re siriane.

Presidenti Donald Trump pati një takim të papritur me al-Sharaa në Riad më herët këtë muaj. Që atëherë, administrata amerikane ka nisur heqjen graduale të sanksioneve ekonomike ndaj Sirisë, të vendosura ndër vite gjatë sundimit të dinastisë Assad.

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi një deklaratë të enjten në rrjetin X, duke konfirmuar emërimin zyrtar të Tom Barrack si i dërguari special për Sirinë. “Tom e kupton potencialin e madh për bashkëpunim me Sirinë në luftën kundër radikalizmit dhe për arritjen e paqes në rajon. Së bashku, do ta bëjmë Amerikën dhe botën PËRSËRI TË SIGURTA!”, thuhej në deklaratë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Glorifikimi i kriminelëve të luftës – kritikohet qasja e Serbisë, kërkohet veprim i ashpër i faktorit ndërkombëtar

Glorifikimi i kriminelëve të luftës – kritikohet qasja e Serbisë, kërkohet veprim i ashpër i faktorit ndërkombëtar

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, tre helikopterë në terren

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, tre helikopterë në terren

Protesta e 93-të në Tiranë

Protesta e 93-të në Tiranë

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën