TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

U përjashtua nga shkolla për shkak të mbulesës, shkolla “Bedri Pejani” kërkon qëndrim nga MAShTI

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
U përjashtua nga shkolla për shkak të mbulesës, shkolla “Bedri Pejani” kërkon qëndrim nga MAShTI

Shkolla “Bedri Pejani” ka kërkuar një qëndrim se si të veprojë me 18-vjeçaren e cila u përjashtua nga shkolla për shkak të mbulesës. Por drejtori i shkollës thotë se ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje. E fajtor për këtë gjendje, deputetja e Vetëvendosjes po e lë Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin.

As këtë të martë, gjimnazistja me shami nuk u ulë në bankat e shkolllës “Bedri Pejani” në Pejë.

18-vjecarja vazhdon të mbetet e përjashtuar nga shkolla.

Drejtori i shkollës “Bedri Pejani” vendosi të respektojë udhëzimin administrativ që ndalon uniformat fetare.

E se si të veprojë tutje, drejtori Musa Nikqi thotë se ka kërkuar sqarim nga Ministria e Arsimit se si të veprojë por ende as sot nuk ka marrë përgjigje.

“Jo nuk është rikthyer ende. Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit që të del me një qëndrim se në fund të fundit ajo është përfaqësuesja që u mbron udhëzimet dhe ligjet në fuqi të Ministrisë së Arsimit. Të del me një rekomandim që të me jep një letër që unë të kem bazë ligjore”, tha drejtori Musa Nikqi.

Përgjigje Ministria e Arsimit rreth këtij udhëzimi nuk i ka kthyer as televizionit.

Sipas Bashkësisë Islame të Kosovës, ky udhëzim administrativ është në kundërshtim me Kushtetutën.

Nga ky institucion thonë se mbulesa nuk konsiderohet uniformë fetare.

“Këtu po interpretohet si një uniformë fetare, ne duhet të kuptojmë se çka është uniforma dhe çka është obligimi fetar në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me uniforme fetare, uniforma është uniforma e policisë, e ushtrisë  këtu nuk kemi të bëjmë me një uniformë që është e njëjtë, sepse mbulesa është obligim fetar prandaj ne reagojmë ashpër ndaj këtij vendimi që ka marr drejtori i shkollës dhe bëjmë apel të mos shkelen ligjet në fuqi dhe të lejohet shkollimi i vajzës”, tha sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu.

E padrejtësi largimin e 18-vjecarës nga gjimnazi e quan edhe deputetja nga radhët e Vetëvendosjes.

Labinotë Demi – Murtezi, e lë fajtore ministren Nagavci për gjithë këtë situatë.

“Barra kryesore bije mbi Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjise, me respektivisht mbi Ministren e Arsimit e cila nuk po merr mundin ta plotësoj këtë udhëzim administrativ me fjalinë e vetme që mbulesa nuk është uniforme fetare pa prekur pikat tjera të udhëzimit pasi udhëzimi është i gjerë përfshin edhe gjera tjera, keqkuptimi është se mbulesa nuk është uniformë fetare”, tha Demi-Murtezi.

Demi thotë se i kishte kërkuar bashkëpartiakes së saj ta ndryshojë këtë udhëzim, por ende s’ka asnjë veprim konkret.

“Po disa herë kemi diskutuar me Ministren përgjigja e saj ka qenë se do të angazhohet personalisht që të mos mbetet asnjë vajzë pa shkollim çka ka dashtë me thënë më këtë personalisht ende nuk e kam kuptuar ne kemi rekomanduar do të ishte kjo, shpresoj shumë që ministrja të reflektoi pas këtij incidentit të fundit”, tha deputetja.

Prokuroria Themelore të hënë bëri të ditur se ka nisur hetimet për këtë rast, por drejtori i shkollës, Musa Nikqi, për tëvë 1 tha se ende nuk është intervistuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

“Ditari” 09.07.2026

“Ditari” 09.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën