TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tusk: BE-ja duhet të ndërprej varësinë nga ShBA dhe të investoj në armatim

by teve1
1 vit ago
0
A A
Tusk: BE-ja duhet të ndërprej varësinë nga ShBA dhe të investoj në armatim

Bashkimi Evropian nuk mund të mbështetet në Shtetet e Bashkuara për ta mbrojtur atë dhe duhet të rrisë shpenzimet ushtarake dhe gatishmërinë e sigurisë për të ndihmuar Ukrainën dhe për të penguar Rusinë nga sulmimi eventual i fqinjëve të tjerë të saj, paralajmëruan të mërkurën zyrtarët e lartë të BE-së.

Në një fjalim para ligjvënësve të BE-së, kryeministri polak Donald Tusk, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së, i kërkoi bllokut 27-vendesh të “marrë kontrollin” e sigurisë së tij dhe të identifikojë dobësitë e tij. “Nëse Europa do të mbijetojë, ajo duhet të armatoset,” tha ai.

Tusk tha se vendi i tij shpenzon afërsisht 5% të prodhimit të brendshëm bruto në buxhetin e tij të mbrojtjes, më shumë se çdo aleat i NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ai u bëri thirrje partnerëve të tij evropianë që edhe ata të përmbushin këtë normë të paktën derisa Rusia të tërhiqet, raporton AP.

“Është sot që ne duhet të rrisim rrënjësisht shpenzimet tona të mbrojtjes, jo përgjithmonë e përgjithmonë.”

Në Bruksel, shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas paralajmëroi për rreziqet që Rusia tashmë paraqet, duke paraqitur një listë të akteve të sabotimit, të sulmeve kibernetike, fushatave dezinformuese dhe bllokimit elektronik të GPS-së për nënshkrimin e të cilave ajo akuzon Moskën.

Në ndërkohë, shefja e politikë së jashtme të BE-së tha në një mbledhje të Agjencisë ë Europiane të Mbrojtjes se, “shumë nga agjencitë tona kombëtare të inteligjencës po na japin informacionin se Rusia mund të testojë gatishmërinë e BE-së për t’u mbrojtur në 3 deri në 5 vjet,” dhe shtoi, “Kë tjetër po duhet të dëgjojmë ne nëse jo ato?”

Kallas paralajmëroi se industria ruse e mbrojtjes “po prodhon tanke, bomba rrëshqitëse dhe predha artilerie në sasi të mëdha. Në 3 muaj, ata mund të prodhojnë më shumë armë dhe më shumë municione sesa ne në 12”.

Kallas vuri në dukje se vendet anëtare të BE-së po shpenzojnë mesatarisht rreth 1.9% të GDP-së për buxhetet e tyre ushtarake, ndërsa Rusia po shpenzon 9%. Njëzet e tre vende të BE-së janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, gjë që inkurajon aleatët të shpenzojnë të paktën 2% të GDP-së për mbrojtjen.

Kallas nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë “aleati ynë më i fortë dhe duhet të mbeten të tillë”.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen për një “tërheqje joformale” jashtë Brukselit më 3 shkurt për bisedime të fokusuara në mënyrë unike në sigurinë dhe mbrojtjen për herë të pare, ku pritet të marr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në Gostivar për shkak të ndotjes së ujit

Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në Gostivar për shkak të ndotjes së ujit

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

“Info Nata”- 21.07.2026

“Info Nata”- 21.07.2026

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën