TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Turqia thotë se i “neutralizoi” 26 militantë në Siri, dy në Turqi

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Turqia thotë se i “neutralizoi” 26 militantë në Siri, dy në Turqi

Forcat e Sigurisë të Turqisë i vazhduan tw premten sulmet ndaj militantëve kurdë në veri të Sirisë dhe në lindje të Turqisë, njoftuan autoritetet turke.

Ankaraja tha se do të vazhdojë t’i shkatërrojë resurset e tyre nëpër rajon, duke e përshkallëzuar konfliktin gati një javë pas sulmit me bombë në afërsi të Parlamentit turk në Ankara.

Ushtria i “neutralizoi” 26 militantë kurdë në veri të Sirisë gjatë natës, si hakmarrje për sulmin me raketë ndaj një baze turke, tha Ministria e Mbrojtjes.

Turqia e përdor shprehjen “neutralizim” për të nënkuptuar “vrasje”.

Si pasojë e sulmit me raketë në bazën turke nga milicia kurde e Sirisë u vra një oficer i Policisë së Turqisë dhe u plagosën shtatë policë dhe ushtarë më zonën Dabiq në veri të Sirisë të enjten mbrëma, tha Ankaraja.

Turqia, po ashtu, kreu sulme ajrore dhe i shkatërroi 30 caqe militante në zona tjera në veri të Sirisë, përfshirë një pus nafte, një magazinë dhe mburoja, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Siç ka ndodhur në Irak, të gjitha aftësitë dhe burimet e të hyrave të organizatës terroriste në Siri do të vazhdojnë të shkatërrohen në mënyrë sistematike”, tha Ministria e Jashtme turke, shkruan REL.

Në Turqi, dy militantët të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) u “neutralizuan” në provincën lindore Agri, gjatë një përleshjeje me njësitë ushtarake të cilat po e kryenin një operacion me ndihmën e një droni dhe një helikopteri, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Ai tha se policia i arrestoi 75 njerëz të dyshuar për lidhje me PPK-në gjatë një operacioni në 11 provinca.

PPK-ja e mori përgjegjësinë për sulmin me bombë të së dielës në Ankara, ku u vranë të dy sulmuesit dhe u plagosën dy oficerë të policisë.

Turqia tha se sulmuesit erdhën nga Siria, por kjo u mohua nga forcat siriane.

Tags: 26 militantëSiriTurqia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia shoqëron dy protestues pas përplasjeve në protestën në Tiranë

Policia shoqëron dy protestues pas përplasjeve në protestën në Tiranë

​Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

​Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

Mbreti saudit shkarkon komandantin e forcave të koalicionit kundër Huthëve në Jemen

Mbreti saudit shkarkon komandantin e forcave të koalicionit kundër Huthëve në Jemen

Kuçi u dënua me 1 muaj burgim me kusht

Kuçi u dënua me 1 muaj burgim me kusht

Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, i llogaritet koha e paraburgimit-lirohet pas seancës

Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, i llogaritet koha e paraburgimit-lirohet pas seancës

Smakaj dënohet me 12 muaj burgim, lirohet pas seancës

Smakaj dënohet me 12 muaj burgim, lirohet pas seancës

Kilaj shpallet i pafajshëm

Kilaj shpallet i pafajshëm

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Gjyqtari: Thaçi akuzohet se organizoi tri grupe për të penguar drejtësinë

Gjyqtari: Thaçi akuzohet se organizoi tri grupe për të penguar drejtësinë

Policia tregon çka sekuestroi në arrestimin e të dyshuarve për grabitjen në Gjakovë

Policia tregon çka sekuestroi në arrestimin e të dyshuarve për grabitjen në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën