TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Turqia sot do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Turqia sot do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë

Nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia. Për këtë sot do të bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş.

Ndërrimi komandës bëhet në Camp Film City në Prishtinë nga ora 11:00.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me forca ushtarake.  Turqia do ta marrë përsipër drejtimin e komandës në kohën e trazirave të Kosovës me Serbinë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Burime e AA theksojnë se që nga themelimi kanë vazhduar kontributet e tyre ndaj KFOR-it. “Turqia është aktualisht një nga vendet kryesore që ofron mbështetje për misionin e KFOR-it me njësitë tona rezervë operative shtesë”, thanë burimet.

“Turqia e njeh pavarësinë e Kosovës, me të cilën ka lidhje kulturore dhe historike, dhe merr pjesë aktive në mekanizmat ndërkombëtarë të krijuar në kuadër të fushës së mbështetjes, ndërsa roli kritik që luan KFOR-i dhe ekzistenca e tij janë ende një domosdoshmëri për Kosovën”, thuhet më tej.

Më tej, duke theksuar se kontributi i Turqisë ndaj KFOR-it do të vazhdojë pa u zvogëluar, burimet thanë: “Me alokimin e misionit të KFOR-it Turqisë, kanë filluar përpjekjet e koordinuara në lidhje me kontributin e njësive”.

Më 24 shtator, nga një sulm i një grupi të armatosur rëndë ndaj njësiteve policore të Kosovës, u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku si dhe nga ana tjetër edhe katër pjesëtarë të grupit terroriste. Përgjegjësinë për organizimin e këtij grupi e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konfirmohet dhe identifikohet  pranina  e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë

Konfirmohet dhe identifikohet pranina e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë

Gjendet veshje dhe paisje ushtarake të fshehura në puset në Mitrovicë Veri

Gjendet veshje dhe paisje ushtarake të fshehura në puset në Mitrovicë Veri

Kurti nuk konfirmon nëse sonte do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Kurti nuk konfirmon nëse sonte do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Kurti: Nuk kemi ende marrëveshje politike, qëndrimet nuk përputhen – ka dallim mes rezultatit zgjedhor e kërkesave të LDK-së

Kurti: Nuk kemi ende marrëveshje politike, qëndrimet nuk përputhen – ka dallim mes rezultatit zgjedhor e kërkesave të LDK-së

Talenti shqiptar nënshkruan kontratë profesionale me Tottenham Hotspurin

Abdixhiku zbulon pikën e mosmarrëveshjes me Kurtin: Nuk u dakorduam për çështjen e presidentit

Abdixhiku zbulon pikën e mosmarrëveshjes me Kurtin: Nuk u dakorduam për çështjen e presidentit

Vapa ekstreme godet Evropën, 42 gradë në Sllovaki, Polonia preket nga kriza energjetike

Vapa ekstreme godet Evropën, 42 gradë në Sllovaki, Polonia preket nga kriza energjetike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën