TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Turqia shpall tri ditë zie për të vrarët palestinezë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Turqia shpall tri ditë zie për të vrarët palestinezë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se në Turqi janë shpallur tri ditë zie kombëtare për të vrarët palestinezë nga sulmet e fundit izraelite, transmeton Anadolu.

“Si Turqi ndiejmë në zemrat tona dhimbjen e madhe të përjetuar nga vëllezërit dhe motrat tona palestineze. Si kërkesë e respektit tonë për mijëra dëshmorë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe civilë të pafajshëm, në vendin tonë janë shpallur tri ditë zie kombëtare”, shkroi Erdoğan në llogarinë e tij.

Në postimin e tij, Erdoğan ka shpërndarë edhe vendimin e shpallur në Gazetën Zyrtare, në të cilin thuhet:

“Për të ndarë dhimbjen me popullin palestinez, për shkak të humbjes së jetëve dhe plagosjes si pasojë e sulmeve të kryera nga Izraeli kundër civilëve dhe së fundi në një spital më 17 tetor 2023, është vendosur të shpallen tri ditë zie kombëtare dhe që në gjithë vendin tonë dhe përfaqësitë e jashtme, deri në perëndimin e diellit më 21 tetor 2023, ditë e shtunë, flamujt të ulen në gjysmështizë”.

Të paktën 471 njerëz u vranë dhe 342 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza të martën vonë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. Izraeli, megjithatë, ka mohuar përgjegjësinë për sulmin ajror.

Gaza aktualisht po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Konflikti në rajon filloi më 7 tetor kur Hamasi filloi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm me shumë drejtime që përfshinte një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi ka thënë se inkursioni ishte në hakmarrje për bastisjet në Xhaminë Al-Aksa dhe dhunën në rritje të kolonëve izraelitë.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” në Rripin e Gazës.

Shefi i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lehtësuar “vuajtjet epike njerëzore”.

Të paktën 3.478 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërsa shifra qëndron në më shumë se 1.400 njerëz në Izrael./AA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën