TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Turqia dhe Armenia shënojnë përparim në bisedimet për normalizim

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Turqia dhe Armenia shënojnë përparim në bisedimet për normalizim

Turqia dhe Armenia i rifilluan të martën bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, pas një ndërprerjeje dyvjeçare, dhe u pajtuan për t’i thjeshtëzuar rregullat e vizave për disa bartës pasaportash, thanë këto dy vende.

Ankaraja i prishi marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Jerevanin në vitin 1993, pasi e mbështeti Azerbajxhanin gjatë luftës së tij me Armeninë për rajonin Nagorno-Karabak. Në vitet e fundit, Turqia i ka forcuar lidhjet me azerbajxhanasit me përkatësi etnike turke.

Prej se përfundoi konflikti në Nagorno-Karabak, Turqia ka kërkuar t’i përmirësojë marrëdhëniet historikisht të tensionuara me Armeninë. Por, ajo ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve varet nga përparimi në bisedimet për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Të dërguarit e posaçëm të Turqisë dhe Armenisë mbajtën rundin e pestë të bisedimeve të martën në kufirin që ndahen dy vendet, thanë Ministritë e Jashtme të të dyja vendeve në një komunikatë për media.

Ata u pajtuan që të bëhet vlerësimi i kushteve teknike për rihapjen e pikë kalimit kufitar Akyaka-Akhuik për transportin hekurudhor, si dhe për thjeshtëzimin e procedurave dypalëshe për vizat për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, thuhet në komunikatë, shkruan REL.

Palët gjithashtu rikonfirmuan përkushtimin për normalizimin e marrëdhënieve paparakushte, por nuk treguan se kur do të mbahet rundi i radhës i bisedimeve.

Turqia dhe Armenia për kohë të gjatë kanë pasur mosmarrëveshje, kryesisht për shkak të 1.5 milion armenëve të cilët Jerevani thotë se u vranë më 1915 nga Perandoria Osmane, paraardhësja e Turqisë së sotme.

Armenia thotë se kjo përbën gjenocid. Turqia e pranon se shumë armenë që jetuan në Perandorinë Osmane u vranë në betejat me forcat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, por e kundërshton shifrën dhe e mohon se ka pasur gjenocid.

Tags: ArmeniabisedimeTurqia
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Nis protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi

Nis protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi

Hapet konkursi për 313 vende për shkollim specialistik

Hapet konkursi për 313 vende për shkollim specialistik

Lushaku: Synojmë që Kuvendi të konstituohet më 6 gusht, pa vonesa

Lushaku kërkon përgjegjësi nga Sveçla dhe Gërvalla: Dorëheqja është përgjegjësi për dështimin e shtetit në rastin e Arlindës

Shiroka-Pula s’komenton nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave

Shiroka-Pula s’komenton nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

“Mesditë”- 30.10.2026

“Mesditë”- 30.10.2026

Laura Fazliu në gjysmëfinale të Grand Slam Abu Dhabi

Laura Fazliu në gjysmëfinale të Grand Slam Abu Dhabi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën