TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Turqia dërgon në paraburgim 16 gazetarë për terrorizëm

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Turqia dërgon në paraburgim 16 gazetarë për terrorizëm

Gazetarët kanë punuar për media të lidhura me Partinë Demokratike të Popullit (HDP), pro-kurde, e cila rrezikon të ndalohet në Turqi për lidhje të dyshuara me militantët e jashtëligjshëm që nxisin prej dekadash një kryengritje kundër shtetit turk.

Të 16-të u arrestuan, së bashku me katër gazetarë të tjerë, më 8 qershor në Dijarbakir në Turqinë juglindore, të akuzuar se i përkisnin shërbimeve të shtypit të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e klasifikuar si një grup “terrorist” nga Ankaraja, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. HDP-ja mohon lidhjet formale me PKK-në.

Të enjten, të 16-të gazetarët u akuzuan se i “përkasin një organizate terroriste”, sipas dokumentit të arrestimit. Një avokat mbrojtës konfirmoi se ata ishin burgosur në pritje të gjykimit. Ndër të arrestuarit është edhe Serdar Altan, bashkëkryetar i një shoqate gazetarësh. Katër të tjerët u lanë të lirë nën mbikëqyrje gjyqësore

Një përfaqësues nga dega turke e “Reporterëve pa Kufij” (RSF), Erol Onderoglu, denoncoi arrestimet si një përpjekje për të dobësuar “klasën politike kurde… dhe për t’i privuar ata nga të drejtat për t’u dëgjuar” përpara zgjedhjeve presidenciale të Turqisë vitin e ardhshëm.

Turqia ka deklaruar se po planifikon të nisë një ofensivë në veri të Sirisë kundër militantëve kurdë.

Një numër i madh anëtarësh të HDP-së janë arrestuar pas një përpjekje të dështuar për grusht shteti kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në vitin 2016.

Aleatët perëndimorë të Turqisë janë alarmuar nga arrestimet, duke paralajmëruar se këto veprime kërcënojnë të minojnë më tej lidhjet diplomatike me qeverinë e Erdoganit.

Turqia renditet e 149-ta nga 180 vende në indeksin e lirisë së shtypit sipas Reporterëve pa Kufij për vitin 2022 dhe kritikohet rregullisht për përndjekjen ndaj mediave që janë kritike të qeverisë./ REL

Tags: gazetareTurqia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Sot mot i vranët

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën