TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Turneu strategjik i Lajçakut, Bruksel – Prishtinë – Beograd

by teve1
3 vjet ago
0
A A
Berisha për Fondin e Sigurisë: Kurti nuk i njeh çështjet e sigurisë, është tendencë për t’i plaçkitur mërgimtarët

Shkruan: Hisen Berisha

Lajçak e ndërmori këtë turne, ndonëse provoi ta fshehë me shumë kujdes qëllimin, duke e maskuar me brengën për dialogun, por kjartazi po lexohet se kjo vizitë para së gjithash ka qëllim ruajtjen e statusquos në Ballkan.

Takimi i Vjosës nxjerr kjartë këtë qëllim! Ajo kontestoi disa pika të draftstatutit, por jo krejtë draftin dhe kërkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Kjo në interpretimin tim, iu shërben palëve si kauzë për mosmarrëveshje, dhe përmes asaj mosmarrëveshje të fitohet kohë e vlefshme për ruajtjen e paqes së brishtë.

Kërkesa e Vjosës për zbatim të marrëveshjes së Brukselit apo Planit franko-gjermane dhe Aneksit të Ohrit, është në kundërshtim me kërkesën e Kryeministrit për “nënshkrim” para implementimit. Prandaj, të gjitha këto fakte mbështesin konstatimin, se Lajçak në bashkërendim me Vuçiq e Kurtin si partner, në tryezë të dialogut po kërkojnë strategji për ruajtjen e statusquos, e jo për gjetjen e rrugës deri te marrëveshja Kosovë – Serbi.

Po ashtu, edhe në takimin Lajçak – Kurti, kryesisht u përtyp e njëjta temë dhe fokusi ishte se si të gjendën kundërshtira të “arsyeshme” për ruajtjen e statusquos. Tani përveç kërkesës për “nënshkrim” të marrëveshjes “bazë” të Brukseli apo Planit franko-gjerman me Aneksin e Ohrit për implementim, grumbullit të mosmarrëveshjeve, qeveria ia ka shtuar edhe ndalesën e dinarit si monedhë zyrtare në Kosovë. Kjo, jo pse ai vendim është aq relevant, sepse kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë e Ligjin për BQK të Majit 2012, pastaj Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ia ka rrezuar disa ligje të kësaj natyre konfliktuoze ligjore, por kjo bëhet vetëm për të prodhuar temë për nxjerrje kohe BE – Qeveri, me efekt negativ e anti-Kosovë, që zgjasin agoninë nën sanksione të Kosovës.

Ndalesa e dinarit serb i shërben po ashtu, si demonstrim i patriotizmit mashtrues, edhe të kalkuloj organizimin e zgjedhjeve në Veri, që t’iu krijoj sa më shumë kushte serbëve lojalist të LVV ose atyre me të cilët Kurti po ndërton “bashkim-vëllazënërimin” modern serbo-shqiptarë, të cilin e ka mision që kur aderoi në skenën politike të Kosovës.

Pra, ky turne i Lajçakut ka për detyrë parësore, përveç se ruajtjen e statusquos politike në Kosovë, edhe ngritjen e disa pakënaqësive, me qëllim që në periudhën e ardhshme sa më shumë të fuqizohet roli i UNMIK-ut në Veri të Kosovës, edhe në Jug po ashtu, dhe lirisht mund të thuhet se, me strategjinë e re nuk është imediate të bëhet “zajednica”, edhe pse kam pasur dyshim të bazuar se do mundohen ti implementojnë marrëveshjet dhe “zajednicen” me statut të Beogradit e me akronimet EU, para Marsit 2024, synim që e ka shfaqur vet Kurti, nga frika e zgjedhjeve në SHBA dhe ndryshimet ideologjike atje.

Me ketë ngutje në proces, do ta sillnin Kongresin amerikan, Senatin dhe Presidencën amerikane “para aktit të kryer” pas zgjedhjeve atje! Deklarata e Lajçakut për rastin e 24 Shtatorit ‘23, ishte shqetësuese. Sipas këtij deklarimi, BE as që dënjon të dalë me raport që adreson përgjegjësi, për atë çfarë ndodhi në Banjë të Zveçanit, por se “shtetet veçmas po e hetojnë rastin” tha ai. Ky është alarm! Edhe unë si ushtarak ndihem i kërcënuar pas kësaj situate të re. Kapitujt për implementim sekuencial mund të ndryshojnë, por katërshja në tryezën e dialogut, ka vetëm një qëllim, ruajtjen me çdo çmim të statusquos në proces, interes ky i Serbis, i konstatuar nga Departamenti Shtetëror Amerikan, dhe si mënyrë e vetme për ta ruajtur faktoritetin determinues të Rusisë në rajonin e Evropës juglindore.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Tags: Hisen Berisha
ShareTweet

Postime të ngjashme

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kur atdheun e drejton ligësia njerëzore dhe tradhtia, ai doemos përfundon si perandori e krimit

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Kush ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit?!

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Askush nuk e keqpërdori emblemën e shenjtë të UÇK-së aq sa drejtuesit e OVL-së, PDK-së dhe BDI-së!

OVL-UÇK mban aksion para zyrës së BE-së në Kosovë në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK mban aksion para zyrës së BE-së në Kosovë në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla kërkon zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit

Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 persona në Prizren

Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 persona në Prizren

Cristiano Ronaldo pensionohet nga Portugalia

Cristiano Ronaldo pensionohet nga Portugalia

Begaj pranon progres-raportin e KE-së: Shqipëria synon përfundimin e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE më 2030

Begaj pranon progres-raportin e KE-së: Shqipëria synon përfundimin e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE më 2030

“Na duhet zgjidhje për të dalë nga ngërçi”- Haradinaj publikon kërkesën  që e nisi AAK-ja sot në Kushtetuese

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën