TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Turneu në Australi do të jetë i pari për Nadalin pas një viti

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nadal: Urrej të dorëzohem, gjysmëfinalja në pikëpyetje

Tenisti Rafael Nadal do të kthehet të luajë në turneun “Brisbane International” në Australi në janar. Këtë e konfirmoi të premten fituesi i 22 turneve Grand Slam të tenisit.

“Pas një viti pauzë është koha për t’u kthyer në gara”, tha Nadal në një video të postuar në mediat sociale. “Kthimi im do të jetë në Brisbane në javën e parë të janarit. Shihemi atje”.

37-vjeçari spanjoll nuk ka luajtur në turne që nga janari i kaluar, kur lëndoi ijët gjatë humbjes dhe eliminimit në raundin e dytë të “Australian Open”.

Në muajin maj, pak më shumë se një javë para fillimit të Grand Slamit “French Open”, Nadal njoftoi se nuk do të merrte pjesë në turneun që e ka fituar 14 herë dhe nuk ishte saktësisht i sigurt se kur mund të ishte në gjendje të kthehej për të luajtur.

Nadal kishte thënë atëherë se shpresonte të kthehej në gara në vitin 2024, për të cilin ka paralajmëruar se do të jetë i fundit në karrierën e tij aktive.

“Asnjëherë nuk e dini se si do të shkojnë gjërat”, ishin fjalët e Nadalit atëbotë në një konferencë të organizuar për shtyp. “Mirëpo, synimi im është që 2024 të jetë viti im i fundit dhe shpresoj të jem gati për një gjë të tillë”.

Një muaj pas tërheqjes nga “French Open”, Nadal iu nënshtrua një operimi në Barcelonë dhe muajt e fundit ka punuar vazhdimisht për ta kthyer formën fizike.

Që nga fundi i vitit 2022, tenisti spanjoll i ka humbur shtatë nga nëntë meçet. Por Nadal do të jetë i gatshëm për t’u kthyer fuqishëm dhe për ta përmirësuar këtë bilanc në vitin 2024. Me 22 Grand Slame të fituar në karrierën e tij, Nadali renditet në vendin e dytë sa u takon fitoreve në turne të këtij niveli.

Turneu në Brisbane, i cili po rikthehet pas një ndërprerjeje trevjeçare për shkak të koronavirusit, do të zhvillohet nga 31 dhjetori deri më 7 janar.

Grand Slami “Australian Open” zhvillohet në Melburn nga 14 deri më 28 janar.

Fitorja e fundit e Nadalit në “Australian Open” ishte në vitin 2022, ndaj Daniil Medvedevit të Rusisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjilan

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë, policia nis hetimet

Osmani reagon pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të tërë

Osmani reagon pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të tërë

​17 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

​17 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

​45 vjet nga demonstratat e vitit 1981

​45 vjet nga demonstratat e vitit 1981

E mërkura me vranësira dhe reshje shiu

E mërkura me vranësira dhe reshje shiu

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën